Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,728 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juan: “Tani eshte radha ime te flas. Chiellini ky shembull i keq! Faleminderit: Une me shume…”

Juan: “Tani eshte radha ime te flas. Chiellini ky shembull i keq! Faleminderit: Une me shume…”
Inter Club Staff

Tashme Gjykata Sportive e Apelit Kombetar te Italise ka konfirmuar skualifikimin me 3 ndeshje te Juan Jesus per shkak te episodit me Chiellinin ne ndeshjen ndaj Juventusit ne 6 Janarin e kaluar.

Mbrojtesi zikalter, ka shkruar disa fjale qe kane prekur jo pak veta ne profilin e tij te facebook, dhe ka dashur te komentoje kete vendim. Ja fjalet e tij:

“Miq zikalter si edhe tifoze te te gjitha skuadrave,

Deshiroj tju shkruaj per tju thene disa fjale rreth konfirmimit te vendimit me 3 ndeshje skualifikim ndaj meje per shkak te asaj qe ndodhi ne fushe ne Torino me daten 6 Janar. Kam pritur disa dite perpara se te shprehesha per respekt te punen se atyre qe duhet te me gjykonin mua dhe doja ti lija ti shikonin gjerat me qetsisht.

Mbi te gjitha, dua te kerkoj falje per gjestin tim, absolutisht i pavullnetshem dhe fatkeqsisht godita padashje kundershtarin. Kete gje e kam sqaruar edhe me avokatet dhe gjykatesit. Po shikoja topin qe po vinte nga goditja e kendit dhe doja qe te mbrohesha nga bllokimet. As nuk e kam pare mbrojtesin e Juventusit te vinte. Shikoni pamjet filmike, nuk e kam hequr veshtrimin nga topi per asnje moment. Si mund te godas dike me qellim kur as nuk e kam pare fare? Per kete arsye prisja nje vendim te ndryshem nga ai qe mora sepse ka pasur gjeste shume me te renda te cilat kane kaluar pa u denuar fare. Kjo nuk eshte e drejte. Aspak.

Gjeja e dyte. I kerkoj falje te gjithe shokeve te ekipit tim dhe tifozeve te Interit. Ajo qe me vret me shume eshte se nuk do mund te jap ndihmen time ne ndeshjet e ardheshme. Ti le vetem ne kete moment kaq delikat me dhemb me shume se skualifikimi vete.

E si perfundim, dua te them edhe dicka sezben. Kam shpjeguar tashme qe nuk doja ta godisja kundershtarin tim. Ja kam thene edhe atij vete ne fundin e ndeshjes. Pikerisht atij qe ka thene gjithmone ne karrieren e tij se: Ajo qe ndodh ne fushe mbetet ne fushe… Ja, e me pas e shikon ne televizion duke “kerkuar” denimin tim lart e poshte, kerkon denimin per nje koleg. Kjo gje me ka nevrikosur shume. Ta degjosh teksa “therriste” gjykatesin sportiv (nese do te me denonte edhe mua ashtu sic kishin denuar ate ne te kaluaren) mendoj se eshte nje shembull shume i keq sportiviteti, shembull shume i keq klasi dhe stili. Nje gjest akoma me i shemtuar se sa nje brryl i vullnetshem.

E per kete, e falenderoj. Sot ndihem me shume Interist se kurre.
JJ5.”

Juan Jesus me kete postim ka treguar edhe nje here se klasi nuk eshte uje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.