Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 10, 2018

Scroll to top

Top

441 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juan: “Tek Inter trajtohem sikur nje mbret, dua te jem Zanetti i ri. Tifozet me duan dhe WM…”

Juan: “Tek Inter trajtohem sikur nje mbret, dua te jem Zanetti i ri. Tifozet me duan dhe WM…”
Bujar Berishaj

Juan Jesus nuk eshte brenda lekures se tij. Grumbullimi ne kombetaren braziliane e ka emocionuar shume mbrojtesin zikalter, qe per Globoesporte rrefen te gjithe emocionin e tij:

“Me kane njoftuar kur kam ardhur ne stervitje. Me vjen keq per Marquinhos  sepse eshte nje djalosh qe e njoh dhe qe e meriton me te miren por jam i koncentruar tek ftesa. Kam festuar pak, te luash me kombtaren eshte gjithmone nje ndjenje e vecante dhe e ndryshme nga te tjerat. Gjerat kane shkuar shpejt per mua, kam punuar gjithmone shume dhe kam dhene 100% nga vetja. Gjithcka ka ndodhur ne kohen e duhur. Jam i lumtur dhe kurre nuk kam pritur qe gjithcka te ndodh keshtu shpejtpor keshtu eshte futbolli i diteve te sotme. Jam gati, si gjithmone.”

MERITE E INTERIT – “Jam rritur dite pas dite tek Inter. Tekniku me jep besim, jam i vetmi qe ka luajtur 90 minuta ne ndeshjet e ketij sezoni. Kam pasur gjithmone nje shpirt udheheqesi shume te madh. Jam shume i respektuar, tifozet me trajtojne si nje mbret (qesh), duan te bejne foto me mua, jane zoterinj, te gjithe. Eshte nje kulture tjeter, jam i ri ketu, por me respektojne te gjithe, per disa jam nje idhull. Mund te beje 100 ndeshje ne 2 vjet e gjysme. Fale Zotit, cdo gje eshte duke shkuar mire.”

EPISODI ME JONAS – “Duhet te shkojme prapa, ne veren e 2013, i kam kerkuar falje menjehere dhe nuk kemi pasur probleme tjera. Ishim duke pesuar nje goleade (ne turneun e SHBA-se) dhe kam humbur mendjen. Por jam shume i qete, kam ndryshuar mentalitet dhe shpresoj se mund te verehet se tani jam ndryshe, jam rritur, kam me shume pergjegjesi. Jam zv.kapiteni tek Inter, nuk mund ta imagjinoja kete. Tek Internacional kam kerkuar te tregoj grinten time, forcen dhe vullnetin dhe e kam bere ne menyre te gabuar. Por kam qene gjithmone korrekt, ndonjehere kam tejkaluar ne fushe, por eshte nje gje tjeter. Jam rritur me 100%. Isha i ri, kam pasur shume deshire por pak eksperience.”

E ARDHMJA – “Kam shume gjera para meje. Jam i lumtur tek Inter, jane mbeshtetur fuqishem tek une, me kane dhene besim, qe nuk do ta kisha diku tjeter. Dua te bej histori ketu, ashtu sic ka bere Zanetti. Dua te bej akoma me shume, por do te ishte mire sikur te fitoja ato qe ai ka fituar ketu, do te isha shume i kenaqur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.