Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

366 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juan: “Dua te fitoj gjithcka me Inter-in. Hernanes? Tani dhoma eshte e bekuar!”

Juan: “Dua te fitoj gjithcka me Inter-in. Hernanes? Tani dhoma eshte e bekuar!”
Redi Asabella

I ftuar tek programi ‘Inter Nos’, qe shfaqet tek Inter Channel, Juan Jesus jep receten per tu kthyer me nje tjeter fitore nga Firenze pas asaj qe zikaltrit morren te dielen e shkuar kunder Sassuolo-s: “Duhet te vazhdojme te luajme me grinte duke dhe ne fushe nje mije perqind. Eshte nje moment i veshtire dhe duhet te vrapojme. Si dua qe te me mbajne mend ne kete klub? Une erdha ne nje moment ndryshimi, shpresoj te rri dhe te fitoj gjithcka me kete fanelle”.Tifozet: “Ata jane benzina jone, pa ta nuk ka Inter. Ne Appiano ndalem gjithmone ti takoj, edhe kur bie shi. Fanella numer 5? Ishte e Deki-t, dua te ndertoj nje histori te rendesishme ne kete skuader, doja nje fanelle “te rende”. Me pelqente shume Deki si lojtar, tani dua qe kjo fanelle te ngrihet perseri lart.”

Flitet dhe per kohen e lire: “Jam tip i mbyllur, me pelqen te rri ne shtepi, te luaj me Play Station, ndonjehere shkoj ne kinema ose dal te darkoj me miqte. Kur jemi ne transferte ne dhome me lene vetem, nuk e di pse. Tani jam ne dhome me Hernanes,  tani dhoma eshte e bekuar duke qene se ai eshte Profeti (duke qeshur). Muzike? Degjoj nga te gjitha, mbi te gjitha hip hop, pervec rock-ut te rende dhe sambes.”

Kush fiton kampionatin? “Juventusi eshte e forte, shpresojme te fitoje Roma! E ndiej presionin qe te jap gjithmone maksimumin? Une gjithmone mendoj si te luaj me mire. Vitin e kaluar askush nuk me njihte dhe bera nje kampionat te mire. Njerezit presin gjithmone e me shume, dhe une mund te permiresohem akoma. Une i them gjithmone vetes qe duhet te permiresohem dhe te jem mire si me fizikun ashtu dhe i qete menderisht. Kam akoma 15 vjet karriere dhe duhet te bej gjithmone me te miren e mundshme. Presion? Jam une ai qe them qe duhet te rritem. Me mungon Coutinho? Degjohemi cdo dite ne telefon. Po luan shume mire atje, e pame dhe kunder Arsenalit. Te dielen nese kam ndonje dite te lire shkoj e takoj ne Liverpool, eshte nje mik i vertete dhe nje djale i shkelqyer. Shok te ri argetimi? Jo, nuk kam, kam miqte e mi italiane me te cilet dal per te darkuar ose agjentin tim qe e kam dhe shok njekohesisht.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.