Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,250 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Julio Cesar: “Ju tregoj Mourinhon, me quajti portier te Serie C! Por ai…”

Julio Cesar: “Ju tregoj Mourinhon, me quajti portier te Serie C! Por ai…”
Bujar Berishaj

Julio Cesar dhe Jose Mourinho, nje raport i perbere edhe nga fjale te forta.

Ish-portieri i skuadres se Tripletes, legjendari Julio Cesar, ne nje interviste per SportTV, ka treguar per nje perballje qe ka pasur me Jose Mourinhon gjate periudhes se tij tek Interi.

“Mourinho eshte nje teknik qe kerkon shume. Kerkon gjithmone maksimumin nga lojtaret e tij dhe nese nuk je i forte, kalon nga parajsa ne ferr shume shpejt”.

“Viti im i pare me te ishte fenomenal por i dyti ishte i komplikuar dhe iu rrefej qe ndonjehere futesha ne fushe me friken qe do te gaboj. Ne nje pike e mendova: ‘Ose duhet te perballem me te ose do te me le jashte’.”

“Keshtu nje dite, pas nje stervitje, ishte ai qe erdhi tek une dhe me tha: ‘Julio, ti je portieri me i mire ne bote por je duke luajtur si nje portier i Serie C’. Kjo per shkak te nje gabimi qe bera ne nje ndeshje me Fiorentinen”.

“Por e kishte bere per te me motivuar, per te me motivuar gjithmone e me shume. Por ka lojtare qe e pranojne dhe te tjere qe nuk ia dalin ta pranojne”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.