
Julio Cesar kritikon hapur Samir Handanovic: “Mendoj se Samir mund te kishte bere me mire kur…”
Julio Cesar, ish-portieri brazilian i Interit qe ne 2010 ka qene nje nga njerezit me te rendesishem te Interit ne fitimin e Tripletes ka folur per ndeshjen e Champions League te zikalterve.
“Inter sipas meje do e kaloje kete grup. Skuadra ka bere gjera shume te mira edhe ndaj Real Madrid. Kete e kemi pare te gjithe.”
“Skuadra zikalter ka shume marzh per tu permiresuar. Inzaghi eshte nje tranjer i ri, po, por ende po mundohet te fuse filozofine e tij tek Interi.”
“Ka ende shume pune per tu bere. Inter ka nje numer te konsiderueshem lojtaresh te rendesishem. Ata te kuptojne shpejt, jane inteligjent.”
“Dzeko deri me tani po e zevendeson ne menyre te madhe Romelu Lukaku qe ka qene shume i rendesishem per Scudetton.”
“Dzeko erdhi te nje skuader qe ka fituar Scudetton dhe ka ardhur ne nivelin e sulmuesve te tjere. Eshte i rendesishem.”
“Handanovic? Mund te kishte bere me shume te goli mendoj. Sigurisht qe po. Edhe pse nuk ishte nje top i lehte.”
“Gjithesesi, jane gjera qe ndodhin. Ai eshte nje nga portierat me te forte ne bote. Sipas meje i ka munguar nje hap. U nis pak me vonese. Per mua mbetet nje nga pese me te miret ne bote me siguri.”