Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

769 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Julio Cesar: “Ja kush jane dy pritjet e mia me te bukura me Interin. Une nuk do ta harroj kurre…”

Julio Cesar: “Ja kush jane dy pritjet e mia me te bukura me Interin. Une nuk do ta harroj kurre…”
Inter Club Staff

Topa dhe endrra (te kundershtareve) ai ka ndalur shume. Kjo per te mbajtur Interin gjithmone ne loje per te permbushur deshirat e tifozeve dhe per te mbajtur gjalle shpresat e nje klubi. 

Pa duart e Julio Cesar me siguri nuk do te ekzistonte kurre legjenda e Tripletes zikalter.

Tifozet zikalter kane mbetur shume te lidhur me portierin brazilian, nje nga me te rendesishmit e Interit te mrekullueshem te 2010.

Ai eshte intervistuar nga Gazzetta dello Sport ne prag te Festivalit te Sportit ku jane falenderuar kampionet e 2010 dhe Julio Cesar ka folur keshtu:

INTERI I SOTSHEM – “Po shkon shume mire. Te fitohen dy ndeshjet e para te Champions League te japin me shume qetesi edhe pse asgje ska mbaruar ende. Tani po vijne dy ndeshje te veshtira kunder Barcelones, por kjo nisje te jep nje qetesi.”

BARCELONA ESHTE ME E DOBET? – “Nuk do e thoja, por me siguri njerez si Xavi, Iniesta apo Neymar do te mungonin ne cdo skuader. Por eshte nje skuader qe ka Leon dhe mbetet keshtu nje skuader gjithmone e rrezikshme.”

Image result for julio cesar inter barcelona

HANDANOVIC – “Sipas meje Samir eshte shume shume i forte. Ne Champions do te kete mundesine per ta treguar kete gje gjithashtu. Vitrina Europiane te jep nje dimension tjeter nga ai i futbollit italian. Nese perserit veten ashtu si ka bere edhe ne A, me Champions ai mund te renditet i treti apo i pesti ne bote.”

Image result for handanovic julio cesar

E ARDHMJA – “Per momentin kam ndalur, nuk kam asgje ne mendje. Po shijoj familjen time.”

PRITJA ME E BUKUR NE KARRIERE – Te gjithe momentet me bluzen zikalter kane qene speciale. Por nata me e bukur ka qene ajo ne Madrid. Pastaj pritja me e bukur ka qene ajo ne Barcelone ndaj Messit, ajo ne gjysmefinale. Por eshte edhe ajo pritja e penalltise se Ronaldinhos ne derby, aty i prita prenalltine lojtarit me te mire ne bote. Ishim 2-0 perpara por ishim me 9 lojtare. Nese do te kishim pesuar gol se di si do te kishte perfunduar.”

TITUJT – “Tek Interi kam perjetuar shtate vite ku kemi bere gjera shume te medha vertete: tifozet kane mbetur shume te lidhur me ne edhe pse i kemi sjelle 14 tituj. Pastaj kam fituar me shume derby se sa kam humbur per fat te mire. Por une nuk do ta harroj kurre dashurine e popullit zikalter drejt meje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.