Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,887 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Julio Cesar: “Tek Interi per Adrianon. Cfare sherri me Mourinhon, njehere i thashe…”

Julio Cesar: “Tek Interi per Adrianon. Cfare sherri me Mourinhon, njehere i thashe…”
Inter Club Staff

Julio Cesar ne nje interviste rikthehet tek eksperienca e tij tek Interi dhe tek koha ku si tranjer ka pasur The Special One.

Ne 2005, Julio Cesar u largua nga Flamengo per te zbarkuar ne Europe. Etapa e pare ishte tek Interi, ku lojtari ka luajtur per shtate sezone. Ne nje interviste tek kanali ne YouTube i Zico-s, portieri ka folur edhe per raportin me nje tranjer qe eshte pjese e historise se Interit, Jose Mourinho: “Viti i pare me te ishte i mrekullueshem, ndersa ne vitin e dyte kam pasur disa probleme me te. E kuptoj sepse gjithmone ka thene se eshte nje humbes shume i keq, nuk e pranon kurre humbjen, ne asnje menyre. Ka qene nje tranjer per te cilin kam dhene gjithmone me shume. Nese nuk ke force psikologjike kur je nje lojtar i tij, ose nese nuk jep maksimumin, eshte fundi per ty. Ne vitin e dyte po hyja ne fushe dhe i thashe vetes: “duhet te perballem me te”. Nje dite u perballa, ishte dita kur u leshova pak, dhe e bera me koken larte. Kur fituam kampionatin e pare, ai nuk donte te festonte ne Piazza Duomo ku po na prisnin shume tifoze. Nuk me pelqeu aspak. Ai u nis menjehere per ne dhomen e tij te hotelit. E une nga mbrapa i thashe: “Nese nuk shkon ne Piazza Duomo, nuk do te fitosh me kurre nje titull ne karrieren tende”. U cua ne moment, ishte shume i nevrikosur me mua. Kur arritem atje, duke pare ne feste te gjithe ata njerez, ju afrova dhe i thashe: ‘Ti nuk doje te vije, por kjo eshte per ty’.”

Julio Cesar me pas tregon si erdhi tek Interi. Portieri ishte ne skadence kontrate me Flamengon dhe ishte nje hap larg nje klubi portugez kur i erdhi nje telefonate nga Adriano. “Kur ai telefonoi, i tha babit tim, ‘anulloni gjithcka sepse Interi po pret djalin tuaj ketu’. Mora menjehere nje avion dhe vajta direkt atje (Milano), me Susanen (Werner, gruan e portierit), dhe bashke me babin tim. Susana fliste pak italisht, dhe ne ate kohe me ndihmoi te firmosja nje kontrate prej pese vitesh me Interin”, shton Julio Cesar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.