Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,362 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juve-Inter, e pabesueshme ajo qe ka ndodhur: “Conte proteston, Bonucci i uleret: “Duhet te respektosh…”

Juve-Inter, e pabesueshme ajo qe ka ndodhur: “Conte proteston, Bonucci i uleret: “Duhet te respektosh…”
Inter Club Staff

Interi sapo ka barazuar ndeshjen e saj ne Torino ndaj Juventusit me rezultatin 0-0 edhe pse i duhej nje fitore me patjeter.

Zikalterit e kishim mbyllur ndeshjen e pare me disavantazhin 1-2 dhe kishin ardhur ne Torino per te tentuar kalimin, por u pa edhe ne fushe qe gjithcka ishte shume e veshtire.

Edhe pse Interi e nisi mire lojen me disa raste te pastra per shenim, zikalterit vuajten ne realizueshmerine perpara portes, nje problem i njohur per kete sezon.

Gjithesesi, dicka e pabesueshem ka ndodhur gjate ndeshjes, dhe gjithcka eshte zbuluar nga i derguari i Rai Sport afer pankinave.

“Ishte momenti kur Lautaro goditi kemben e mbrojtesit te Juventusit, qe ne pamje te pare pankines se Interit ju duk si nje penallti.”

“Te gjithe u cuan ne kembe dhe Conte po protestonte duke kerkuar nga arbitri qe rasti te shikohej ne VAR dhe donte shpjegime se cfare po ndodhte.”

“Por nderkohe qe Conte nuk e ka marre aspak vemendjen e arbitrit, atij i eshte pergjigjur Bonucci me ulerima nga pas.

“Conte, respekto arbitrin. Respekto figuren e arbitrit, duhet ta respektosh ate”, kane qene ulerimat e mbrojtesit te Juventusit.”

Per disa momente kur lexon keto fjale duket sikur Bonuccit i ka dale natyrale kjo sjellje a thua se po mbronte ndonje nga shoket e skuadres…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.