Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

853 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte nuk permbahet: “Jam njeriu me krenar ne bote per kete Inter. Fitorja me e bukur? Uroj te jete ajo qe…”

Conte nuk permbahet: “Jam njeriu me krenar ne bote per kete Inter. Fitorja me e bukur? Uroj te jete ajo qe…”
Inter Club Staff

Interi dominon dhe fiton ndaj Milanit sot ne fushen e ktyre te fundit me rezultatin 0-3 duke marre edhe tre piket ne shtepi.

Nderkohe, pas ndeshjes, eshte ndalur perpara mikrofonave e gazetareve edhe Antonio Conte, tranjeri zikalter.

“Komplimente? Komplimente vetem per lojtaret e mi, protagonitet e nje paraqitje teper te madhe.”

“Ata e kane pergatitur mire ndeshjen, komplimentet jane vetem per ata.”

Per nga pesha, a eshte kjo fitorja me e bukur qe ke arritur qe kur je ulur ne stolin e Interit?

“Une uroj qe fitorja me e bukur te jete nje ndeshje ne te ardhmen, jo ne te kaluaren. Sot ishte nje ndeshje mjaft e bukur, te mos e harrojme se ishte nje derbi dhe se ishte nje derbi per vendet e para ne klasifikim.”

“Keshtu, pergjegjesia ishte e madhe. Ne po ndjekim nje rrugetim rritje, qe per mendimin tim eshte shume i rendesishem.”

“Jemi treguar te zotet qe te shfrytezonim aftesite tona kunder nje skuadre shume te forte. Duhet bere komplimenta edhe per Milanin dhe per Stefano Piolin per gjithcka cfare kane bere deri me tani.”

“Por ne kete ndeshje ja dedikojme vetem tifozeve tane, ajo pritje qe na kane bere na ka bere qe te na rrenqethet mishi dhe na ka rritur pergjegjesine.”

“Duke na vene presion, por ishte nje presion pozitiv. E transformuam ne keshtu.”

Ne nivel psikologjik, kjo fitore a ka spostuar dicka?

“Ne nivel psikologjik une kam frike ndeshjet me Genoan dhe Parmen, qe jane sfida teper delikate per mua.”

“Duhet te tregojme se kemi bere saltron e kualitetit per te qendruar ne maje. Duke lene menjane Atalanten, Genoa me Ballardinin ka humbur vetem nje ndeshje dhe po ben nje kampionat te mire kurse Parma e ka te veshtire pavarsisht se ka nje skuader te mire.”

“Prandaj, do jene dy sfida teper te veshtira per ne.”

Jane 26 lojtare ne projekt, duke perfshire edhe Perisic dhe Eriksen, ne projektin tend flas. Sot ata kane qene thelbesore. Kjo per nje tranjer eshte nje fitore teper e madhe pertej rezultatit…

“E vertete, mendoj se detyra e nje tranjeri eshte ajo qe te marre te gjithe skuadren en dispozicion dhe te permiresoje te gjithe ata duke i transmetuar edhe idene time.”

“Ne jemi nje skuader, kemi nje ide te qarte. Rritja e Christian dhe e Ivan, por e gjithe lojtareve, me ben krenar mua.”

“Ndonjehere behen disa gjykime te nxituara: Barella tek Interi per shembull ka pesuar nje rritje eksponenciale, por edhe te tjeret kane dashur pak kohe duke qene se vinin nga jashte.”

“Edhe Perisic nuk e kishte vitin e kaluar kete deshire qe ka kete sezon per te bere kete pozicion.”

“Kete vit eshte vene ne dispozicion dhe ka bere sot ndeshjen me te mire ne kete sezon nga cdo kendevshtrim.”

“Ai ka potencial te jashtzakonshem, thjesht duhet te besoje me shume te vetja. Por une jam i lumtur per te gjithe qe jane ne projekt.”

Sot sulmuesit sulmonin hapsirat prapa mbrojtesave te krahut kundershtare. Eshte dicka e studiuar?

“Jane situata qe kush luan futboll i sheh… Une punoj shume me lojtaret e krahut dhe me mesfushoret.”

“Ne kerkojme gjithmone te kuptojme se si mbron kundershtari, cfare presioni ben.”

“Sot provuam te benim disa levizje te kunderta, me Hernandez qe shkonte para, ne conim Lukakun te vendi i tij dhe Lautaro mbante te bllokuar mbrojtesin tjeter.”

“Ne studiojme cdo gje ne detaje. Kerkojme te veme lojtaret ne pozicionin me te mire te mundshem per loje.”

Pra gjithcka ishe e studiuar apo jo?

“Ne e pergatisim ndeshjen ne baze te kundershtarit. Sot kishim dy situata, ku Hakimi dhe Perisic arriten te kalojne perpara dhe te japin nje pasim fitues.”

“Na eshte shpaguar keshtu presingu i larte disa here, sepse ne kemi djem qe i bejne mire te dyja fazat.”

Lukaku pas Torinos tha se nuk jeni nje skuader e madhe. Kjo fitore nderkohe…

“Ne kemi marre besim ne vetvete kur kemi nisur te mundim skuadrat e forta ne takime direkte, aty fitohet besimi me i madh.”

“Kjo fitore na e ka shtuar kete besim dhe kemi njohur nje ane tjeter tonen. Duhet te vazhdojme keshtu.”

“Pastaj rezultatet nese jane te mira, te ndihmojne. Puna ben qe te arrish rezultate shume te mira.”

Ne fund, Conte i ka dhene nje mendim tjeter edhe Mauro Bellugit: “Me vjen shume keq. Eshte nje humbje qe na ka bere te ndihemi keq te gjithe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.