Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

867 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare fjalesh nga heroi Samir Handanovic: “Dua te them qe prej ardhjes se Spallettit, Interi…”

Inter, cfare fjalesh nga heroi Samir Handanovic: “Dua te them qe prej ardhjes se Spallettit, Interi…”
Inter Club Staff

Samir Handanovic pak minuta me pare ka mberritur perpara mikrofonave te DAZN pas fitores ne derbi dhe ka dhene nje interviste te shkurter.

“Samir-Moment? Po, me pelqen…” ka thene ai duke qeshur, qe ben shaka edhe me Francesco Guidolin qe ishte prezent ne studio: “Di te perdor mire kembet tani? Ke qene ai qe nuk doje te luaja edhe une ne ndertimin e aksionit, mos e harro…”, i thote ai duke qeshur per kohen e kaluar te Udinese.

Cila ka qene pritja me e veshtire?

“Per portierin nuk ka asnjehere te lehta apo te veshtira, nese e mendon, gabon. Ajo e ardhshmja eshte me e veshtire.”

Ka nje grup te mire dhe vihet re edhe te sakrifica qe behet per shokun perkrah. A eshte kjo forca e Interit?

“Ka shume komponente. Ka nje kualitet human, jo vetem futbollistik. Behet hap pas hapi. Ka njerez qe flasin shume ne fushe, dicka qe me pare nuk ndodhte.”

Cfare efekti te ben Interi i sotshem? Ku jeni permiresuar?

“Sipas meje Interi ka filluar te ndryshoje me ardhjen e Luciano Spallettit dhe me pas me ardhjen e Antonio Contes.”

“Po punohet dalengadale, po punohet duke shtuar copeza. Duhen vite per te arritur dicka te tille, ndeshje te gabuara, dite te lumtura: cdo gje ndihmon.”

Me pas Samir Handanovic eshte ndalur edhe per mikrofonat e Inter TV, duke folur shkurtimisht edhe per kanalin tematik zikalter.

Te imagjinosh nje derbi eshte i veshtire: e prisje qe dominim te tille nga Interi?

“Derbi eshte gjithmone shume i veshtire per tu parashikuar. Kemi punuar gjate gjithe javes per ta pergatitur dhe ato qe kemi punuar i kemi vene ne fushe. E dinim cfare duhet te benim per te fituar ndeshjen.”

Sekondat e para te pjeses se dyte kane pasur nje protagonist te vetem: ty.

“Ne nje derbi asgje nuk shkon vaj. Nuk mund te prisnim qe Milani te mos godiste fare ne porte. Ne pjesen e dyte ata kane nisur me mire e ne ishim pak me prapa.”

“Por per fatin e mire kemi mbajtur avantazhin ne nje moment kyc.”

Ne shume versionet e Interit ku ti ke luajtur ne keto vite, a eshte ky Interi me i mire qe ke luajtur ndonjehere?

“Kjo eshte pa me te voglin dyshim skuadra me e uritur e Interit me te cilen une kam luajtur.”

Nje rezultat qe eshte pasoje e nje pune te skuadres, duke nisur edhe nga presingu i sulmuesve…

“Gjithcka nis qe te sulmuesit, te puna e tyre e piset. Mendoj se sulmuesit tane jane te paret qe mbrojne dhe ndihmojne ne menyre decizive faze ne mos posedimit te topit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.