Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,901 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juve mbi Guarin? Inter kerkon 2. Hyrje/dalje: shume tratativa

Juve mbi Guarin? Inter kerkon 2. Hyrje/dalje: shume tratativa
Xhorxh Gellci

Te shumte emrat qe lidhen me tratativat e merkatos te Interit. Shume ne hyrje, ashtu si shume ne dalje, klubi zikalter eshte aktiv ne merkato, pavaresisht ndaleses te dukshme te tratatives per shitjen e klubit. Por dihet: merkatoja nuk ben asnjehere pushime.

Dhe keshtu Marco Branca gjendet ne Sicili se bashku me Walter Mazzarrin, i transmeton urimin e Mourinhos dhe shkon te darkoje me zevendespresidentin e Catanias. Menuja e mbremjes dukej se ishte dyshja GomezBarrientos. Piste e komplikuar, konkurrenca eshte e forte dhe Catania kerkon nje shume te konsiderueshme. Do te shikohet cdo te ndodhe, por demtimi i Bottas kthen ne  diskutim edhe rolin e trekuartistit (po Alvarez?).

Gjithmone ne hyrje, jane ngritur kuotimet e Adil Rami dhe me rinovimin e Samuel dhe ardhjet e Campagnaro dhe Andreolli, ai qe mund te largohet mund te jete me vertet Andrea Ranocchia, i kerkuar nga Juventus dhe Manchester United. Do ja vlente?

Gjithashtu duhet te mendohet edhe per objektive te tjere: nje lojtar krahu i djathte (tani po flitet edhe per Lichtsteiner dhe Lulic, pervec te njohurve Isla, Basta dhe Zuniga); nje mesfushor (Nainggolan, Fernando dhe te tjere); nje sulmues (Belfodil, Gilardino etj..)

Dhe hapet pista Juventues edhe per Fredy Guarin. Per momentin, kolumbiani po vezhgohet nga disa klube te huaj, mbi te gjithe Monaco ne France dhe Tottenham ne Angli. por Conte po shtyn per ta sjelle ne Torino. Nga Interi ka ardhur nje “JO” e paster, edhe pse mund te flitej ne rast te nje oferte te rendesishme (Gazzetta dello Sport flet per te pakten 18-25 milion) ose me ndonje lojtar te rendesishem ne shkembim qe do i sherbenin Walter Mazzarrit. Idea zikalter do te ishte per nje dyshe lojtaresh per te zgjedhur mes Marrone, Vucinic, Quagliarella, Isla dhe Lichtsteiner. Por e veshtire qe Juventus te jete dakord me dicka te tille per te marre Guarin.

Dhe persa i perket kursimeve, mund te shenohen blerja e munguar e Gargano nga Napoli (5milion) dhe lamtumira e Stankovic (1.5 ne sezon). Edhe kjo quhet merkato.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.