Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

646 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juve-Samp, penallti e paster dhe gazetari i njohur italian shperthen: “Ve bast qe neser te gjithe do te thone…”

Juve-Samp, penallti e paster dhe gazetari i njohur italian shperthen: “Ve bast qe neser te gjithe do te thone…”
Inter Club Staff

Nje ‘penallti sade’ do te quhej ne nje muhabet ndermjet sportdashesve ne Shqiperi, sepse e tille ishte.

Bonucci kapi dje me dore nje top brenda ne zone qe u nis nga kembet e Bonazzolit, lojtarit te Sampdorias.

Bonucci ishte me krahet e hapur (aq te hapura, sa do ishin te denja edhe per nje fluturim te shkurter).

Vitin e kaluar, por edhe ne historine e futbollit, kjo lloj penalltie eshte dhene gjithmone: me VAR apo pa VAR, nese nuk eshte dhene, eshte konsideruar nje gabim i pafalshem.

Juventus-Sampdoria, fallo di mano di Bonucci: rigore o no? La moviola (FOTO)

Edhe pse disa media kane filluar te thone se ‘lojtari i Samp’ ishte shume afer, nuk mund te kalosh dot nga nje sezon ku ‘cdo prekje e topit me dore eshte penallti’ ne ‘ishte shume afer’ kur dora eshte dukshem e hapur.

Por Gazzetta dello Sport ka shkuar deri aty sot ku ka thene “nuk ishte penallti sepse e preku me doren e majte, po ta kishte prekur me te majte do te ishte penallti se i bie te shkonte ne drejtim te portier’.

Qe ketu lind pyetja: po keta, na dine budallenj?

Po nejse, te gjithe e pane rastin dje dhe nuk ka as me te voglin dyshuim qe ajo ishte nje penallti.

Per kete fakt eshte rikthyer te flase Maurizio Pistocchi, gazetari i njohur italian i cili ka folur edhe per penalltine e dhene kunder Napolit per nje faull shume me te vogel te Zielinski.

“Vitin e kaluar, ne javen e pare, ne Fiorentina-Napoli, u dha nje penallti per faull te Zielinskit: te gjithe ish-arbitrat dhe moviolistet thane ne ate kohe se ISHTE PENALLTI.”

“Per mua ajo nuk ishte penallti dhe e thashe hapur kete gje.”

Nderkohe, kete vit, ve bast qe te gjithe do e vleresojne nderhyrjen e Bonuccit si jo penallti.

Do e shohim”, ke komentuar ai diten e djeshme dhe ne fakt kishte te drejte: mediat u rreshtuan menjehere perkrah skuadres pa ngjyra.

Nje cmenduri. Qe te arrihej deri aty e te thuhej se “e preku me doren e djathte dhe nuk eshte penallti”, nuk kishin shkuar ndonjehere.

Shenje frike?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.