Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,142 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juventus, Chiellini mbetet totalisht pa fjale: “Cfare te thuash per Interin? Nuk e komentoj dot fare sepse…”

Juventus, Chiellini mbetet totalisht pa fjale: “Cfare te thuash per Interin? Nuk e komentoj dot fare sepse…”
Inter Club Staff

Giorgio Chiellini, mbrojtsi i Juventusit, ka komentuar per Sky Sport ndeshjen e humbur diten e djeshme me Interin.

Ai eshte shprehur shume i trishtuar per gjithcka cfare ka ndodhur ne fushen e lojes: “Nuk kemi qene kurre ne ndeshje sot dhe per kete me vjen keq.”

“Ne asnje dyluftim nuk kemi qene prezent. Nuk kemi fituar nje duel te vetem. Pastaj ne fund flitet per numra, taktike, por cfare te flasesh per keto gjera kur Interi na tejkaloi ne gjithcka sot?”

“Kemi pasur perballe nje skuader qe donte te fitonte me shume se ne kete ndeshje e pas tre ditesh kemi nje finale.”

“Eshte me siguri nje humbje e rendesishme por nuk duhet te biem ne toke. Kemi kohen per te ecur perseri ne kembe.”

“Pertej cdo veshtiresie qe na del perpara, duhet te ngrihemi.”

“Dueli me Lukaku? Ai eshte nje sulmues fizik. Nese nuk perdor edhe ti fizikun, nuk e ndal dot dike si ai.”

“Duhet te perdoresh te keqen me te, u pa edhe sot. Ti mund ta limitosh, por nuk mund ta ndalosh dot.”

“Ka qene shume e veshtire kunder tij, njejte si heret e tjera. Me vjen shume keq per kete humbje.”

Sot u pa ne fushe nje diference e madhe, por per Interin e jo per Juventusin…

“Sot kemi qene shume pak te zotet kur kishim topin, kemi lene shume hapsira per kundersulmet e tyre.”

“Kemi gabuar si ne fazen e mos zoterimit te topit, ku kemi qene gjithmone ne gjysme te rruges.”

“Nuk ka nje fajtor, ka pasur faj nga te gjithe. Nuk ka qene e thjeshte te ndryshosh ndeshjen pas golit te tyre.”

“E kemi provuar por pa sukses. Nga neser duhet te shtypim butonin reset dhe duhet te fitojme me Napolin.”

“Kete vit kemi pasur disa shkendija, ne Barcelone mbase ka qene momenti me i bukur i sezonit tone.”

“Por sot e kam te veshtire te komentoj de te gjej fjalet. Behet e veshtire te komentosh sepse per cfare te flasesh? Kur ka nje diference kaq te madhe ne fushen e lojes eshte e veshtire te analizosh ndeshjen.”

“Ti e ke te veshtire te flasesh per module dhe per individe. Ka pasur me te vertete nje diference te madhe ndermjet tyre dhe nesh ne fushen e lojes.”

“Adn e Juventusit ne krize? Vitet kalojne per te gjithe dhe ciklet perfundojne, por ne po provojme me te gjitha menyrat qe te fitojme kampionatin e dhjete rresht qe do te ishte dicka fantastike.”

“Kemi pasur dy black out dhe i kemi paguar shtrenjte. Mendoj ne ndeshjen e sotme dhe ate ndaj Fiorentines dhe dal ne perfundimin qe kane qene ndeshjet me te dobta te Juventusit.”

Nderkohe, probleme ne mesfushe?

“Kemi gabuar shume teknikisht por te gjithe, jo vetem mesfushoret. Me siguri duhet te benim me mire. Ne cdo repart, jo veteme ne mesfushe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.