
Juventus-Dybala, prapaskena e përpjekjes së fundit të Interit: ja sa afër ishte klubi zikaltër
Iu kemi treguar për një ofertë të befasishme të Interit për Dybalan, e cila ishte me bazë prej 34 milionë eurosh, e refuzuar nga Zamparini dhe nga vetë lojtari për shkak të marrëveshjes që tashmë e kishin arritur me Juventus, ndër të tjera i mërzitur nga aksioni zikaltër. Klubi i presidentit Thohir, e ka bërë të ditur që ka vepruar me shumë korrektësi dhe në një kohë të caktuar nga vetë Zamparini, i cili ka thënë se sot është dita e fundit për të formuluar ofertat zyrtare dhe për ta përmbyllur përfundimisht këtë operacion. Propozimi i Interit, ka arritur edhe pse me vonesë ndaj atij të Juventusit. Një intrigë e merkatos e cila është shumë afër përfundimit: e ardhmja e Dybalas është e shkruar me ngjyrat bianconere.