Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,902 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juventus heq dorë nga Berardi. Marotta: “Në qoftë se nuk dëshiron të vijë, nuk do ngulim këmbë”

Juventus heq dorë nga Berardi. Marotta: “Në qoftë se nuk dëshiron të vijë, nuk do ngulim këmbë”
Rinor Sopaj

I intervistuar nga Rai Sport, Beppe Marotta, ka dhënë deklarata të rëndësishme për Domenico Berardin, sulmuesin e Sassuolos i cili është një nga lojtarët që pëlqehet më së shumti nga klubi zikaltër dhe që në afatin e fundit kalimtar hasën në vështirësi për shkak të premtimit që Sassuolo ia kishte bërë Juventusit. Por sot, idetë e Juves për të riun italian, duket se kanë ndryshuar: “Nuk e fshesh që Berardin e vlerësojmë shumë. Për mua është një talent, një lojtar shumë i rëndësishëm për Sassuolon dhe për kombëtaren. Por është e qartë që në qoftë se nuk do të vijë tek ne, nuk do të shkojmë t’i përgjërohemi. Pastaj i vetmi i cili e ka refuzuar kalimin tek Juventus është Antonio Di Natale. Në qoftë se Berardi dëshiron të zgjedh një rrugë tjetër, është e drejtë që ta bëjë”.

Deklaratat, këto të Marottas, të cilat duken si një hapje për ekipet të cilat e duan sulmuesin, sidomos Interi, skuadër të cilën Berardi e ka mbështetur gjithmonë.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.