Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

346 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juventus-INTER – Ja te gjithe te rejat nga ndeshja dhe nga formacioni! Spalletti po mendon per…

Juventus-INTER – Ja te gjithe te rejat nga ndeshja dhe nga formacioni! Spalletti po mendon per…
Inter Club Staff

Nese nga njera ane 11 piket diference ne klasifikim tregojne nje realitet te dukshem, nga tjetra mbetet siguria se sfida ndermjet Juventusit dhe Interit nuk do te jete kurre nje sfide e rendomte. 

Pastaj eshte dhjetor, eshte shume heret per te thene qe cdo gje ka mbaruar.

Kampionati, ne cdo rast, nuk ka qene kurre ne planet zikalter edhe pse shume kane qene ata qe i kane pare si rivalet kryesor te Juves.

Programet jane respektuar, rritja e Interit ka qene e dukshme dhe bindjet jane per tu konsoliduar: objektivat e Luciano Spallettit jane te qarta.

TE REJAT NGA JUVENTUSI – Massimiliano Allegri ne konference per shtyp ka folur per nje problem ne shpine per Bentancur. Nese mesfushori nuk do te rekuperohet, dy jane zgjidhjet e mundshme: do te luhet me 4-2-3-1 me Pjanic-Matuidi perpara mbrojtjes ose nga minuta e pare per Emre Can.

Duke pare mungesen e gjate te ketij te fundit, eshte me e mundur hipoteza e pare. Por gjithcka varet nga Bentancur qe dje eshte stervitur rregullisht dhe eshte i grumbulluar. Per sa i perket te tjereve, Cancelo pritet te luaje ne krahun e djathte dhe De Sciglio ne krahun e majte.

Ne sulm hapsire per Dybala-Mandzukic-Cristiano Ronaldo. Ne rast te nje 4-2-3-1, brenda do te jete edhe njeri ndermjet Cuadrados dhe Douglas Costa. Jashte kesaj ndeshje Khedira, Alex Sandro dhe Barzagli. Jo i grumbulluar Kean.

TE REJAT NGA INTERI – Mbyllet ne Torino treshja e transfertave te forta qe me perpare ka sjelle nje humbje ne Wembley dhe nje 2-2 ne Olimpico.

Sfida ne Allianz Stadium vjen menjehere perpara asaj ne Champions League kunder PSV por kundershtari i radhes nuk te jep mundesi per mendime te tjera. Ne fushe duhet Interi me i mire i mundshem dhe Spalletti duhet te luaje pa Nainggolan.

Po shkohet drejt konfirmimit te 4-3-3 me te pakten nga nje balotazh ne cdo repart. Ne mbrojtje pritet qe Skriniar te preferohet me De Vrij perpara Mirandes. D’Ambrosio duhet te shikoje prapa sepse shume afer ka Vrsaljkon  edhe pse pritet qe ky i fundit te luaje ndaj PSV dhe jo sot.

Ne mesfushe nderkohe pritet te rikthehet Vecino ndersa Joao Mario (jashte listes Champions) eshte kandidati numer nje per te mkompletuar repartin bashke me Brozovic.

Nderkohe Borja Valero mund te mbahet ne pankine per tu futur gjate lojes ne vazhdim dhe do te kete nje bluze titullari ndaj PSV.

Ne sulm pritet qe Icardi te jete nga minuta e pare. Politano duhet te marre vendin ne te djathte dhe Perisic ne te majte qe eshte i konkuruar nga Keita i cili ka fituar shume pike.

FORMACIONI I MUNDSHEM I JUVENTUSIT: 

JUVENTUS (4-3-1-2): Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, De Sciglio; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala; Mandzukic, Cristiano Ronaldo.

Ne pankine: Perin, Pinsoglio, Benatia, Rugani, Spinazzola, Emre Can, Cuadrado, Bernardeschi, Douglas Costa.

Tranjer: Allegri.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Khedira, Alex Sandro, Barzagli, Kean.

FORMACIONI I MUNDSHEM I INTERIT: 

Samir Handanovic

Danilo D’Ambrosio

Milan Skriniar

De Vrij

Asamoah

Marcelo Brozovic

Matias Vecino

Joao Mario

Matteo Politano

Ivan Perisic

Mauro Icardi

INTER (4-3-3): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic, Joao Mario; Politano, Icardi, Perisic.

Ne pankine: Padelli, Miranda, Ranocchia, Vrsaljko, Gagliardini, Borja Valero, Candreva, Keita Baldé, Martinez.

Tranjer: Spalletti.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Dalbert, Nainggolan.

ARBITER: Irrati.

Asistent: Meli e Passeri.

VAR: Guida (Carbone).

Arbiter i katert: Doveri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.