Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

645 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juventus po tenton ti rrembeje Interit objektivin e madh ne merkaton e janarit? “Gjithcka ide e… Raioles.”

Juventus po tenton ti rrembeje Interit objektivin e madh ne merkaton e janarit? “Gjithcka ide e… Raioles.”
Inter Club Staff

E ardhmja e Rodrigo De Paul mund te ndryshoje dhe ne rrugen e mesfushorit argjentinas mund te jete… Mino Raiola.

Lojtari i lindur ne 1994 dhe qe luan te Udinese, eshte afruar me Interin per merkaton e janarit qe do te nise zyrtarisht ne javen e ardhshme.

Me sa duket, ai ka takuar superagjentin e njohur ne Torino, javen e kaluar, kur skuadra e tij ka luajtur me Torinon.

Kete e zbulon gazetarja e njohur e La Gazzetta dello Sport, Fabiana Della Valle, ne nje shkrim te saj diten e sotme.

“Nuk ishte Paul (Pogba) por De Paul ne nje takim te shpejte e Raioles: agjenti ka takuar argjentinasin e Udineses (qe ishte ne Torino me skuadren e Udineses).”

“Ai deshiron ta marre ne menaxhim ate”, ka shkruar Della Valle. Nderkohe, De Paul ka thene ditet e kaluara ne nje interviste per Sky Sport se ka deshire te luaje ne Champions League.

E nder te tjera, ai ka deklaruar se do te largohet nga Udine dhe Udinese ne momentin e duhur. Keshtu, kalimi ne menaxhimin e Raioles duket se hap nje skenar te ri per lojtarin.

Ai mund te transferohet tek Juventusi, duke qene se keta te fundit po kerkojne nje mesfushor per Pirlon dhe Raiola ka marre detyren qe te gjeje dike te pershtatshem.

Nese De Paul kalon ne skuderine e Raioles behet gjithcka shume e veshtire duke pare edhe mardheniet jo te mira qe Interi ka me kete agjent.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.