Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,543 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juventus, thellohet skandali i rrogave? “Prokurorise i ka rene ne dore nje email i Chiellinit qe i shkruan shokeve…”

Juventus, thellohet skandali i rrogave? “Prokurorise i ka rene ne dore nje email i Chiellinit qe i shkruan shokeve…”
Inter Club Staff

Vazhdon hetimi i thelle i Prokurorise se Torinos per sa i perket ceshtjes se pagave te papaguara te Juvnetusit.

Me sa duket, Juventusi ka falcifikuar bilancet e saj duke shenuar se ka paguar disa rroga per lojtaret ne kohen e pandemise por ne te vertete ato para nuk jane marre kurre.

Kete e tregon sot Corriere dello Sport, e cila tregon se si ne duart e prokuroreve ka rene edhe nje email i kapitenit Chiellini.

Ne kete email, Chiellini fton shoket te bejne nje sakrifice te madhe per Juventusin por edhe te dalin mire perpara publikut si njerez me parime.

Keshtu, Chiellini ne email shprehet: “Kam folur me Paraticin dhe presidentin per kete emergjence aktuale te futbollit.”

“Kjo situate me pandemine ka krijuar probleme te medha financiare dhe mbi te gjitha, probleme me likujditetin e skuadres.”

“Klubi deshiron te gjeje nje marreveshje me neve per te kaluar bashke kete moment te keq.”

Kete kompromis Chiellini e ka kerkuar edhe me ndihmen e Bonuccit: “Mendoj se edhe ne duhet te bejme nje hap drejt kesaj.”

“Ashtu si kane bere klube te tjera ne Europe. Kane gjetur nje marreveshje qe na lejon te evitohen rreziqe dhe te japim nje imazh se jemi njerez me vlera.”

PO PERGJIGJA E LOJTAREVE TE TJERE? DERI DIKU POZITIVE…

“Lojtaret, pavarsisht se disa lojtare te huaj kane qene kunder, kane zgjedhur me sa duket opsionin B qe ka propozuar Juventusi.”

“Ne kete opsion B, marsi merret 100% ne sezonet e ardhshme, prill 0%, maji 100% ne sezonet e ardhshme.”

“Rroga e qershorit: nese anullohet kampionati 0%, nese shkon kampionati deri ne fund atehere meret 100% ne sezonet e ardhshme.”

“Morali? Qe prej fillimit flitej per nje shtyrje te pagesave dhe jo per nje mos pagim i tyre. Por Prokuroria e Torinos tashme ka provat ne duar”, tregon e perditshmja italiane.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.