Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

518 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ka firmosur rinovimin, por deshiron zikalterit: rikthehet perseri nje emer i vjeter ne orbiten Inter, e deshiron Conte!

Ka firmosur rinovimin, por deshiron zikalterit: rikthehet perseri nje emer i vjeter ne orbiten Inter, e deshiron Conte!
Inter Club Staff

Interi si nje klub i madh ka uri per kampiona ne nivel nderkombetar dhe kjo nuk eshte dicka e re tashme.

Zikalterit jane nje skuader qe tashme cdo lojtar deshiron te luaje, sepse e kane kuptuar se e ardhmja do i takoje zikalterve me investimet e Suning.

Nderkohe, oret e fundit ne ambjentin zikalter eshte rikthyer nje emer qe eshte perfolur shume per muaj me radhe.

Behet fjale per Olivier Giroud, ai qe rinovoi kontraten me Chelsean vetem 2-3 jave me pare por vazhdon te shpresoje ende qe te transferohet ne Milano dhe te luaje per Antonio Conten.

Kete gje e ka shkruar sot Tuttosport e cila tregon edhe detaje rreth kesaj tratative qe pritet te linde perseri shume shpejt.

“Duke u rikthyer tek ceshtja e sulmit, ka nje njeri tek Interi qe enderron per nje rikthim te interesit te Interit per te: Olivier Giroud.”

“Te merkuren Chelsea ka treguar se ka rinovuar me lojtarin deri ne 2021, duke aktivizuar keshtu klauzolen automatike per rinovimin e kontrates se lojtarit.”

“Por ne te vertete, Giroud nuk kishte mundesi zgjedhje dhe kjo ka qene nje vendim totalisht i Chelsea. Lojtari vete nuk eshte i lumtur ne Londer dhe po shpreson per nje rikthim te Interit ne gare per te.”

“Por ka nje pengese te madhe: eshte teper te veshtire qe Marotta te harxhoje para per kartonin e tij duke pare se ai ne shtator do te mbushe 34 vjec.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.