Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

402 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Conte ka kerkuar plot 4 goditje nga Marotta: ja emrat dhe repartet.”

“Conte ka kerkuar plot 4 goditje nga Marotta: ja emrat dhe repartet.”
Inter Club Staff

Ne pritje te rifillimit te Serie A, Interi po leviz e vendosur ne drejtim te sezonit te ri duke menduar cdo gje me detaje.

Nuk do te kete nje numer te madh blerjes, por nje numer i percaktuar qarte blerjesh qe mund te quhen edhe si ‘rregullime” te skuadres aktuale.

Kjo do te behet per ta bere akoma me shume kompetitive skuadren e Antonio Contes ne prag te sezonit te ri.

Kete gje e ka shkruar sot Alfredo Pedulla ne editorialin e tij tek SportItalia ku eshte ndalur jo pak te merkato e zikalterve.

Sipas tij, Interi do te beje minimalisht 3 goditje ne merkato dhe maksimalisht 3 te tilla.

Keto goditje konsiderohen si shume te rendesishme sepse do i jepnin mundesi skuadres se Contes te bente nje kapercim te rendesishem kualiteti.

Dy goditje do te jene ne mbrojtje dhe njeri prej tyre dihet tashme kush eshte: Marash Kumbulla. E vetmja gje per tu vendosur per te eshte nese do te vije qe kete sezon apo ne sezonin tjeter.

Po nuk erdhi kete sezon, do te vije Vertonghen me parameter 0 nga Tottenham. Nderkohe, Interi eshte ne kerkim edhe te dy blerjeve te tjera te rendesishme ne mesfushe dhe nje blerje ne krahun e majte.

Ne mesfushe mungon nje si Vidal, ndersa ne krah natyrisht emri me i perfolur eshte ai i Emerson Palmieri.

Goditja e fundit do te jete ne sulm ku Interi po ndjek disa profile te rendesishme ne kete repart.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.