Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

781 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ka mbaruar merkatoja: tani pritet Thohir. Nga e enjtja dhe me vone…

Ka mbaruar merkatoja: tani pritet Thohir. Nga e enjtja dhe me vone…
Xhorxh Gellci

Ka mbaruar merkatoja, prandaj tani vemendja e tifozeve spostohet ne nje nga operacionet me te rendesishme te historise te Interit: ardhja e Thohir. Mungon shume pak, manjati indonezian po pret vetem qe t’i jepet drita jeshile nga ndihmesit qe po punojne prej muajsh mbi tratativen qe do e coje Thohir te marre kuoten e shumices tek Inter.

Sipas Gazzetta dello Sport, nga e enjtja dhe me vone, cdo dite mund te jete ajo e duhura qe manjati te udhetoje per here te trete drejt Milanos. Tratativa, ne nje faze shume te avancuar, mund te mbyllet vetem dhe ekskluzivisht me nje takim koke me koke mes dy aktoreve kryesore te kesaj ceshtjeje. Mungon pak, por vetem nje takim mes Morattit dhe Thohir mund te percaktoje gjithe detajet e partneritetit.

Tanime eshte e qarte, sic e ka lene te kuptohet edhe numri 1 zikalter, qe ne kete ceshtje, njeri ka nevoje per tjetrin. Sipas fjaleve te Morattit, behet fjale per dy prinder qe kujdesen per femijen e tyre Inter. Duhet te kuptohet si do jete ky bashkepunim mes dy njerezve shume te ndryshem mes tyre. I pari, Thohir, eshte e i mesuar te investoje dhe tjetri, Moratti, i mesuar te jete ai qe merr vendimet. Por nje gje eshte e sigurt: javen e shkuar, pas mbledhjes te Keshillit te Administrimit, Moratti eshte dukur shume me i qete mbi argumentin. Dhe nisja e shkelqyer e skuadres nuk ka bere gje tjeter pervec se t’ja permiresoje humorin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.