Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

529 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ka nje paradoks qe mban te bashkuar te gjithe Interin. Spalletti mund te barazoje nje rekord sot…

Ka nje paradoks qe mban te bashkuar te gjithe Interin. Spalletti mund te barazoje nje rekord sot…
Inter Club Staff

Qe vitin e kaluar Interi i Luciano Spallettit e ka treguar qe kunder skuadrave te medha kthehet ne nje perbindesh dhe nuk le pike. 

Me perjashtim e te ndeshjes se humbur ndaj Juventusit ne Meazza (qe te gjithe e dime se si u humb dhe per cfare arsye Orsato dha ato vendime…), Interi nuk humbi asnje takim direkt vjet.

Por kete gje po e konfirmon edhe kete sezon e kete gje e tregojne rezultatet e fundit: probleme me skuadra si Sassuolo, Torino apo Parma por ndeshje shume  te mira me skuadra te gjysmes se klasifikimit dhe lart si Tottenham, Sampdoria apo Fiorentina.

La Gazzetta dello Sport shpjegon keshtu kete karakteristike te zikalterve:

“Interi ka me shume frike sot se sa ndaj Tottenham.”

“Eshte e thjeshte kur ke perpara nje ndeshje Championsi apo kur ke Sampdorian dhe Fiorentinen te cilat bejne futbollin e tyre pavarisht kundershtarit. Por frika e madhe e Interit eshte te gjeje nje kundershtar te mbyllur prapa. Ky eshte nje paradoks qe mban te bashkuar te gjithe Interin.”

“Sot Spalletti mund te barazoje rekordin e tij me te mire qe prej momentin qe eshte transferuar ne Milano: kater ndeshje rresht te fituara. Ka ndodhur vetem njehere ne drejtimin e tij.”

“Ndaj Cagliarit Interi i Spallettit mund te arrije kete gje dhe ne mendjen e zikalterve mund te kete me pas vetem mendime te bukura, me yje, pikerisht si slogani.”

“Per me shume: nente pike ne tre ndeshje te Serie A jane dicka shume e madhe ne kete moment dhe Interi kete gje nuk e ben qe prej dhjetorit, pra prej 9 muajsh. Tani ka momentin, duhet te beje dicka me patjeter sepse 3 piket e sotshme vlejne shume duke pare edhe takimet direkte te kundershtareve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.