Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

556 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kallon habit me deklaraten e tij: “Interi me mori kur isha 15 vjec ne nje situate teper te cuditshme. Isha ndalur…”

Kallon habit me deklaraten e tij: “Interi me mori kur isha 15 vjec ne nje situate teper te cuditshme. Isha ndalur…”
Inter Club Staff

Per mikrofonat e TuttoMercatoWeb, Mohamed Kallon ka kujtuar eksperiencen e tij me bluzen e Interit.

Ish-lojtari ka zbuluar gjithcka se si ai ka mberritur tek Interi totalisht ne menyre rastesore dhe ne nje situate te cuditshme

“Interi me ka marre kur isha 15 vjec, e mbi te gjitha, ne nje situate teper kurioze dhe te vecante qe nuk e kisha imagjinuar asnjehere ne momentin e pare.”

“Per hir te vertetes, une po shkoja ne Gjermani per te firmosur me skuadren e Kaiserslaurten me te cilet kisha nje marreveshje.”

“U ndala ne Milano per dy dite dhe i kisha kerkuar agjentit tim te me gjente nje klub qe te me merte ne stervitje per dy dite ne kete periudhe te shkurter sepse doja te shkoja i stervitur ne Gjermani.”

“Ai me coi tek Interi. Por aty me pane ne stervitje dhe i pelqeva aq shume sa donin te me mbanin. Nga aty nisi gjithcka.”

“Vite te rendesishme, te mrekullueshme, ku kam luajtur me kampione te medhenj. Nje skuader e madhe me nje kulture gjigande.”

“Ishte nje mundesi shume e rendesishme qe kam kerkuar ta shfrytezoj na maksimum. Perpara meje kisha njerez si Vieri dhe Ronaldo, kampione brenda dhe jashte fushes.”

“Por kur ka qene mundesia, une dhe Nicola Ventola kemi dhene maksimumin ne fushen e lojes. Ka qene nje kenaqesi teper e madhe te vishje bluzen zikalter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.