Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

785 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

KAOS NE ITALI: Tentohet ti vihet flaka gazetarit te Rai qe hetoi lidhjet e Juventusit me Mafian!

KAOS NE ITALI: Tentohet ti vihet flaka gazetarit te Rai qe hetoi lidhjet e Juventusit me Mafian!
Inter Club Staff

Mafia ne Itali vazhdon te beje ligjin dhe me sa duket viktima kesaj radhe eshte gazetari i RAI qe ka hetuar lidhjet e tyre me Juventusin. 

Persona të paidentifikuar kanë tentuar të djegin shtëpinë e gazetarit të njohur Federico Ruffo, ndërsa ky i fundit gjendej brenda ne shtepi.

Ata kanë shënuar një kryq te madh në murin e shtëpisë së tij në Ostia ndërsa kanë tentuar ti vendosin flakën duke e spërkatur shtepine me benzinë.

Për fat të mirë qeni i gazetarit te njohur italian ka dëgjuar zhurmat dhe ka filluar të lehë per disa minuta me radhe. Kjo ka bërë që autorët e ngjarjes të largohen por edhe gazetari te kuptoje se dicka po ndodhte.

Image result for Federico Ruffo juventus

Ngjarja është regjistruar dy nete më parë, ndërsa ka qenë vetë gazetari ai që ka bërë denoncimin.

Shkak për sulmin eshte investigimi i Ruffos për lidhjet e klanit mafioz italian Ndraghetta me drejtues të lartë të klubit te Juventusit.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe ka dokumentuar të gjitha kërcënimet e në drejtim të Ruffos dhe drejtuesit të emisionit Sigfrido Ranucci në rrjetet sociale.

Ruffo u shpreh në një video të publikuar në rrjetet sociale:

“Nëse nuk do të ishte qeni, ata do te mi kishin vënë flakën shtëpisë. Më shpëtoi qeni.”.

“Atë natë u ktheva vonë. Kaloj pjesën më të madhe në Torino, ata e dinin që unë isha në shtëpi. Po flija gjumë kur dëgjova një zhurmë jashtë.”

“Më pas qeni im filloi të lehte fort. Zbrita me këmbët e zbathura dhe rrëshqita në dyshemenë të spërkatur me benzinë. Rashë në dysheme, u zhyta në benzinë duke u bërë pis në shpinë dhe këmbë.”

“Më pas dola në kopësht, u afrova pranë derës për të parë nëse autorët po largoheshin dhe aty vendi ishte i spërkatur me benzinë.”

Ruffo ndërkohë ka qenë objekt i sulmeve dhe sjelljeve të pahijshme nga tifozë të Juventusit për këtë arsye ai është detyruar të shmangë lokalet dhe vendet publike.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.