Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,166 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kapitulli mesfushor qendror. Te rejat per Wellington dhe Taider.

Kapitulli mesfushor qendror. Te rejat per Wellington dhe Taider.
Xhorxh Gellci

WELLINGTON – Duket sikur ka deshtuar, te pakten keshtu thuhet, tratative per Wellington, mesfushor i Sao Paulo, te cilin Interi e kishte kerkuar ne huazim me detyrim blerjeje ne baze te numrit te paraqitjeve me fanellen zikalter. Por klubi brazilian ka grumbulluar lojtarin per ndeshjen e rradhes dhe e ka hequr nga merkato per shkak te demtimit te shokut te tij te repartit, Denilson. Kete konfirmon edhe agjenti i lojtarit: “Kishte interesim nga ana e Interit, por Sao Paulo na ka bere te ditur qe nuk eshte me e interesuar te trajtoje shitjen e lojtarit. Ne futboll eshte e veshtire te thuhet qe ka mbaruar, mungojne akma 15 dite deri ne fund te merkatos. Por Sao Paulo na ka thene qe ka nevoje per lojtarin dhe nuk mund ta shese. Duan qe te qendroje.

TAIDER – Sipas Sky Sport, Inter dhe Bologna kane ne plan nje tjeter takim se shpejti per te diskutuar per algjerianin. Pa Duncan ne tratative, i cili eshte me nje kembe tek Livorno, ekipi kuqeblu ka rritur kerkesen per para cash. Por zikalterit, qe duan te shpenzojne sa me pak te jete e mundur, synojne te futin Laxalt dhe Mbaye ne huazim.

Sipas gazetareve te FcInterNews.it mund te kete edhe nje futje te Patrick Olsen si lojtar ne shkembim duke u huazuar tek Bologna.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.