Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

444 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Karamoh drejt St. Ettiene, agjenti i francezit konfirmon gjithcka: “Ja kush eshte deshira e lojtarit…”

Karamoh drejt St. Ettiene, agjenti i francezit konfirmon gjithcka: “Ja kush eshte deshira e lojtarit…”
Inter Club Staff

Duket se merkato ne shtepine e Interit nuk ka ndermend te mbyllet ende. 

Nderkohe qe keto dite jane shitur jo pak lojtare te rinj ne huazim te cilet kane qene ne kerkim te nje sistemimi, drejtori sportiv, Piero Ausilio po punon ende per shitjet edhe ne skuadren e pare.

Duket se nje nga sitatuatat qe pritet te vendoset brenda 48 oreve eshte ajo e Yann Karamoh.

Nga Franca tregojne se ka nje interesim teper te forte te Saint-Ettiene dhe qe jane ne diskutime teper te avancuara me Interin qe duket se ka dhene dakordesine e saj per kete trasnferim.

Sot FcInterNews ka folur edhe me agjentin e lojtarit, Oscar Damiani per te kuptuar me mire situaten.

Ja fjalet e tij:

Damiani, si eshte situata? 

“Nuk e dime akoma, te shohim sot edhe neser cfare do te ndodhe.”

Cila eshte gjendja e tratatives deri me tani?

“Tratativa eshte e avancuar, tani te shohim cfare do te vendosin klubet.”

Cili eshte vullneti i lojtarit? 

“Lojtari ka dhene dakordesine e tij per tu transferuar tek Saint-Ettiene. Do te kishte me shume hapsira per te luajtur atje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.