Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

541 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Karamoh eshte nje kal rrace. Te emocionon dhe njerezit e duan. Kini besim tek ai. Ka nevoje…”

“Karamoh eshte nje kal rrace. Te emocionon dhe njerezit e duan. Kini besim tek ai. Ka nevoje…”
Inter Club Staff

Nje nga legjendat me te medha te Interit shprehet keshtu per lojtarin e ri te Interit.

Ne ndeshjen ndaj Cagliarit eshte vene ne dukje edhe i riu Yann Karamoh.

Francezi ka treguar cilesi, elasticitet dhe shpejtesi. Publiku zikalter me siguri i ka treguar dashuri sepse ato lojra zikalterit i dashurojne.

Image result for beccalossi inter

Mbi lojtarin e ri te Interit ka folur edhe ish-legjenda e Interit, Evaristo Beccalosi i cili ka folur per taken qe Karamoh beri ndaj Castan ndaj Cagliarit:

“Tifozet e Interit kane pasur gjithmone shije, por nuk mendoj se ata e duan Karamoh vetem per dy gjera te vogla. E verteta eshte se ai krijon ‘pathos’. Me te ne fushe shikon njerez qe thone nen ze “shikoje, tani niset dhe do i mari perpara lojtaret”.

“Jam dakort me Spallettin qe ajo finte perpara Castan mund te evitohet. Heren tjeter qe do e beje, le ta beje ne zonen kundershtare. Jo aty.”

Cili eshte gjykimi yt per Karamoh?

“Doni te verteten? Per mua eshte nje kale rrace, do te arrije ne maje me siguri, por i duhet dhene kohe. Avantazhi i tij me i madh eshte shpejtesia. Ajo ben diferencen. Por ai eshte edhe teknik, ne limite ende, por tenton disa here ta mbylle saktesisht aksionin. Kunder Cagliarit, tek assisti i Icardit ai beri nje gjest te bukur por nuk pati fat. I mungon pak te jete ‘i keq’ perpara porte. Natyrisht qe duhet rritur ende ne lojen pa top, qe te mesoje te mbylle hapsirat.”

Kunder Cagliarit eshte pare qe ka luajtur ne cdo pozicion ne sulm. Ti ku e shikon me shume?

“Ajo qe me ka bere me shume pershtypje, eshte kapaciteti i tij per tu futur ne zone. Edhe ne qender madje, si tek rasti i traverses si tek krosi i D’Ambrosios. Dicka qe i mungon ketij Interi dhe qe jane pak mesfushoret qe hidhen ne hapsira.”

(La Gazzetta dello Sport)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.