Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

199 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Karamoh: “Inter, ja si shkoj transferimi im. Klubi beson tek une. Ketu ka lojtare te medhenje…”

Karamoh: “Inter, ja si shkoj transferimi im. Klubi beson tek une. Ketu ka lojtare te medhenje…”
Bujar Berishaj

Yann Karamoh, talenti i ri i Interit, ka folur ne nje interviste te gate per mikrofonat e revistes franceze Onze Mondial

Mes temave te diskutuar ishte edhe zgjedhja per t’u transferuar ne Itali. Saktesisht ne Milano, ate zikalter nen urdherat e Luciano Spallettit. Keto jane fjalet e Yann:

“Tek Interi kane qene te sinqerte me mua. Eshte e vertete, me kane thene qe do te luaja, por nuk e kane saktesuar sa. Sot megjithate shihet qe llogarisin tek une. Edhe gjate merkatos nuk donin t’ia dinin per asgje, eshte kjo menyra ne te cilen i kam folur atyre. Ka ndodhur gjithcka shume shpejt, isha akoma ne pushime dhe kam vendosur gjithcka. Pastaj kam folur edhe me dirigjentet e Interin dhe keshtu klubi me ka pelqyer akoma me shume. Keshtu edhe vendosa te dal kunder ish-klubit tim Caen. Ketu ka lojtare te medhenje dhe nje trajner qe s’ka nevoje per prezentim”.

Karamoh flet edhe per stilin e tij te lojes: “Nuk kam role te preferuara, varet nga ndeshjet. Kur isha i vogel nuk jam fiksuar me nje rol. Kam luajtur si sulmues, pastaj ne krah majtas dhe djathtas. Kam bere edhe trekuartistin me U-17. Kur shoh qe gjerat po komplikohen atehere ndryshoj pozicion dhe gjithcka funksionon”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.