Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

771 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Karamoh pershendet Interin dhe lista e UEFA reduktohet ne 19 lojtare: ja te perjashtuarit

Karamoh pershendet Interin dhe lista e UEFA reduktohet ne 19 lojtare: ja te perjashtuarit
Bujar Berishaj

Nje mirupafshim nga Yann Karamoh, qe ka kaluar te Bordeaux ne huazim nje vjecar, shkakton menjehere efekte te Interi.

Kete raporton Corriere dello Sport qe tregon se si largimi i sulmuesit te ri francez nga Milano do te kete pasoja sa i perket listes UEFA per Champions League.

Interi duhet te prezentoj listen diten e hene, nje e liste e cila do te jete e reduktuar me tre lojtare si pasoje e settlement agreement dhe Fair Play Financiar dhe me dy lojtare nga mungesa e lojtareve te akademise.

Keshtu lista e zikalterve, sic lexohet ne rreshtat e gazetes romane, do te jete e perbere vetem nga 19 elemente.

Pjese e listes me shume mundesi nuk do te jete portieri i trete Tomasso Berni, por qe mund te shtohet ne vazhdim dhe mesfushori portugez Joao Mario.

Per dy kandidatet tjere qe mund te perjashtohen nga lista e UEFA, ata qe rrezikojne me shume jane Dalbert per te cilin dyshimet qe do te mungoj jane minimale dhe sulmuesi italian Antonio Candreva.

Megjithate ka akoma kohe per t’i bere edhe vleresimet e fundit qe do te jene si teknike ashtu edhe ekonomike.

Kujtojme qe Interi eshte ne grupin B te Champions League ku si kundershtare ka Barcelonen, Tottenham Hotspur dhe PSV. Interi do e nis rrugetimin ne kompeticionin duke luajtur si vendas kunder anglezeve te Tottenham.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.