Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

468 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Karamoh zhvillon nje interviste te vecante me pyetje nga tifozet ne Instagram: ja pergjigjet e tij!

Karamoh zhvillon nje interviste te vecante me pyetje nga tifozet ne Instagram: ja pergjigjet e tij!
Inter Club Staff

Ai eshte nje nga lojtaret me te preferuar te tifozerise zikalter, edhe pse minutat per te kane qene shume te pakta ne sezonin e shkuar. 

Por ai sa here ka luajtur, ka bere qe tifozet te shikojne talentin qe djaloshi francez e ka me shumice.

Ai shenoi dy gola ne ndeshjen e pare te sezonit te ri ndaj Luganos dhe duket se e ka filluar sezonin me kemben e mbare.

Por gjate dites se sotme Interi i ka “dhene” celesat e instagramit zyrtar te klubit ku ai i eshte pergjigjur pyetjeve te tifozeve.

Me poshte mund te gjeni pyetjet dhe pergjigjet e Yann Karamoh:

Sa e dashuron Interin?

“Shume”.

Me ke je lidhur me shume nga grupi tek Interi?

“Shkoj shume mire me te gjithe, sidomos me Perisic, Dalbert dhe Nainggolan.”

Nga cili lojtar inspirohesh?

“Nga Samuel Eto’o”. (dhe tregoi nje foto te Samuel Et’o nderkohe me bluzen e Interit).

A ndihesh pjese e familjes zikalter?

“Po, qe prej dites se pare.”

Cfare ke provuar kur ke shenuar golin e pare per Interin qe prej ardhjes tende?

“Jam ndjere shume krenar sepse kam shenuar per here te pare me nje fanelle si kjo e Interit…”

E kujton heren e pare ne San Siro?

“Po, kam provuar shume emocione te vecanta.”

“Cfare ka qene gjeja qe te ka emocionuar me shume qe prej dites se pare qe ke ardhur tek Interi?

“Ndeshja kunder Lazios. Te fitosh ashtu 3-2, ne minutat e fundit ishte shume e bukur. Edhe derby i fituar 3-2 ka qene shume i bukur.”

Je i karikuar per Champions?

“Shume i karikuar…”

Lojtari me i forte qe keni luajtur?

“Kam luajtur me Kylian Mbappe, per mua eshte me i forti nga te rinjte ne kete moment.”

Cfare mendon per tifozerine e Interit?

“Tifozet e Interit jane me te miret.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.