Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

704 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Inter, kater lojtare jane shume afer rinovimit: ja emrat, detajet dhe pesha e re ne bilanc

FcIN – Inter, kater lojtare jane shume afer rinovimit: ja emrat, detajet dhe pesha e re ne bilanc
Inter Club Staff

Ne pritje te fishekzjareve ne merkato, Interi po mendon edhe per rinovimet ne prag te sezonit te ri. 

Ai me i rendesishmi, me sakte, Milan Skriniar, pritet qe te nenshkruaje keto dite nje kontrate te re me Interin deri ne vitin 2023.

Por si eshte situata e rinovimeve ne kampin zikalter?

KAPITULLI I RINOVIMEVE – Amortizimi vjetor i Skriniar nese do te rinovonte, do te zbriste keshtu nga 4,6 ne 3,6 milione euro ne sezon per shkak te zgjatjes se kontrates, por rroga e tanishme nga 2,2 do te peshonte ne bilanc rreth 5 milione euro. Ato dy milione euro me shume qe do te shtohen per Milan Skriniar, pritet te balancohen nga rinovimi i Joao Miranda: rinovimi i brazilianit deri ne 2020 do i lejonte Interit qe impakti ne bilanc i tij te kaloje nga 4,2 milione ne 2,2 milione euro. Situate analoge edhe ajo e Santon, qe do te peshonte ne bilanc jo me 1,2 milione euro ne vit por vetem 0,6 milione. Ne rast se Santon do te rinovonte, do i jepte me shume force Ausilios per nje shitje te mundshme ku mund te kerkonte ne kembim edhe ndonje milione euro. Nderkohe, i fundit eshte Andrea Candreva i cili nese do te rinovonte deri ne 2021, do i jepte mundesi zikalterve ta ulnin peshen e tij ne bilanc nga 6,25 milione euro ne sezon ne 4,2 milione euro dhe do i jepte Interit me shume kohe te mendohej nese do te nxiret ne merkato ose jo pa e mbajtur mendjen tek kontrata ne skadence ne sezonin e ardhshem.

GAGLIARDINI DHE JOAO MARIO – Asnje lajm per momentin per sa i perket Gagliardinit, edhe pse zikalterit po mendojne me siguri ti rinovojne kontraten qe skadon ne 2021 per ta amortizuar akoma me shume kartonin e tij. Gjithesesi, lojtari qe ka peshen me te rende ne bilancin e Interit eshte portugezi Joao Mario (me bonusin e radhes ne 1 korrik, lojtari portugez do te peshoje per Interin 6,7 milione euro ne sezon pa llogaritur rrogen sepse nese llogaritet ajo, eshte nje shifer e cmendur ajo qe i kushton Interit nje lojtar qe Spalletti as nuk e mendon si zevendesues ne sezonin e ardhshem).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.