
Keita Balde: “Ja kush eshte pozicioni im i preferuar ne fushe. Icardi eshte ai lloj lojtari qe…”
Fjale te tjera vijne nga intervista e Keita qe eshte transmetuar pak me pare nga Sky Sport.
Lojtari zikalter ka folur mbi te gjitha per rolin e tij dhe ka thene:
“Roli im i preferuar eshte ai i sulmuesit te krahut. Aty mund te bej vertete diferencen si lojtar. Por une kam bere mire edhe si sulmues i pare dhe i dyte. Me mua ne fushe mund te kete me shume zgjidhje per tranjerin i cili mund te ndryshoje edhe gjate lojes.”
Pastaj Kita shton: “Une jam qe prej femije nje fanatik i futbollit. Kam luajtur me njerez shume te forte dhe kam mesuar shume.”
“I njoh kualitetet e mia dhe punoj e tentoj te permiresohem gjithmone. Jam ne rritje si lojtar.”
“Tani ka disa vite qe luaj ne nivele te larta dhe mun te bej diferencen si nga minuta e pare por edhe kur futem nga pankina.”
Cfare lojtari eshte Icardi?
“E njoh qe nga koha e Barcelones. Nje sulmues qe nuk e shikon shpesh me topin por tek rasti i pare ne zone nuk te fal.”
Cfare deshiron te behesh ne historine e Interit?
“Dua qe e jem pjese per shume kohe e ketij klubi kaq te madh dhe qe emrin tim ta mbajne mend te gjithe tifozet. Per mua Interi eshte nje pike mberritje.”