Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

517 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Keita Balde, ja strategjia qe ka ndermend te perdore Marotta per ta blere nga Monaco

Keita Balde, ja strategjia qe ka ndermend te perdore Marotta per ta blere nga Monaco
Inter Club Staff

Keita Balde me te gjitha gjasat do te jete ne luaje disa minuta ne sulm ndaj Eintracht diten e sotme ne Meazza. 

La Gazzetta dello Sport nderkohe e shikon ate edhe si titullar ne ndeshjen e kthimit te Europa League por sipas te perditshmes italiane, duket se kemi nje Inter me te bindur per ta blere lojtarin nga Monaco.

Gjithesesi, le ta nisim nga fusha: me Icardin te auto-perjashtuar, Lautaro i skualifikuar, me sa duket do i takoje atij te mare ne dore frenat e sulmit: “Keita – qe nuk ka zhvilluar asnje minute loje te dielen e kaluar, mezi po pret ta nise aty ku e la: i gezuar dhe deciziv pas golit ne ndeshjen e Empolit.”

“Spalletti e ka pritur dite pas dite deri me tani dhe madje ka pasur raste ku e ka pranuar edhe publikisht qe i mungon shume Keita: shpejtesia e tij mund te jete me te vertete nje arme e rendesishme.”

Por jo vetem kaq. Interi me sa duket po mendon nje strategji me ne krye Marotten per ta blere nga Monaco. Sipas paktit fillestar, do te duheshin 34 milione euro per blerjen e tij.”

“Ne kete moment, deshira eshte qe lojtari te transferohet perfundimisht ne Milano. Gjithesesi nese kjo do te ndodhe, do te ndodhe per shifra te tjera dhe nje menyre pagese tjeter.”

“Ja pse shume shpejt do te nisin takimet e para me Monaco dhe kontaktet telefonike. Zikalterit do te tentojne nje ulje cmimi dhe nje pagese me keste per kartonin e tij. Marotta po mendon pikerisht qe te binde francezet duke perdorur figuren e tij dhe politiken e tij te zakonshme per ta ulur sa me shume cmimin.”

“Do ja arrijne? Vetem koha do e tregoje. Nderkohe Keita mezi po pret rikthimin ne fushe dhe do te tentoje qe te binde akoma me shume drejtuesit e Interit se do te bejne mire nese do te besojne tek ai edhe per te ardhmen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.