Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

630 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Keita Balde: “Jam shume i lumtur per kete aventure te re. Spalletti ka qene shume…”

Keita Balde: “Jam shume i lumtur per kete aventure te re. Spalletti ka qene shume…”
Inter Club Staff

Ajo per Keita Balde ka qene nje tratative me e shpejte se te tjerat sepse nuk u mbush pothuajse as nje jave qe kur emri i tij doli ne pah per here te pare ne nje emision merkatoje te Sky Sport nga Gianluca Di Marzio. 

Ai eshte pare nga te gjithe si nje zevendesues i Malcom te Bordeaux ne merkaton e Interit duke qene se braziliani perfundoi tek Barcelona pas disa jave te tera interesimi te Interit per te por klubi i tij nuk pranonte formulen e Interit dhe keshtu zikalterit hoqen dore prej tij.

Tashme Spalletti do te kete ne dispozicion te tij nje lojtar tjeter shume te talentuar qe ka bere mire edhe ne vitin e tij te fundit ne France por mbi te gjitha, ka qene nje vlere e shtuar e Lazios per vite me radhe sepse ne Serie A ai ka debutuar ne futbollin e madh qe ne moshten 19 vjecare duke shenuar ne sezonin e tij te pare pese gola.

Ne fillim u perfol qe duhet te largohej Candreva nga skuadra per ti bere vend atij, por me vone u pa qe ai erdhi edhe pa largimin e italianit (qe per hir te vertetes i ka ditet e numeruara ne Milano) edhe pse deri ne fund te merkatos Interi do te beje cmos qe ta shese.

Por le te rikthehemi tek Keita qe ka mberritur dje ne Milano dhe ka thene fjalet e tij te para si zikalter e qe jane transmetuar nga Sky Sport.

Ja cfare ka thene ai:

“Jam shume i lumtur. Shpresoj qe te shkoje cdo gje mire.”

“Neser do te flas me shume per kete (sot). Spalletti? Ai ka qene shume i rendesishem per transferimin tim ketu.”

“Tani do te shkoj te pushoj, neser (sot) me pret nje dite e madhe.”

“Te shpresojme per nje aventure te madhe me Interin kete sezon.”

Keto kane qene fjalet e para te Keita Balde te thena per mikrofonat e Sky Sport. Ai sot do te zhvilloje vizitat mjekesore qe pritet ti kete filluar dhe me pas do te nenshkruaje edhe kontraten me shoqerine zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.