Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

828 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Keita do te kete fundin e Cancelo dhe Rafinha? Ja pse pritet qe skenari te jete i njejte!

Keita do te kete fundin e Cancelo dhe Rafinha? Ja pse pritet qe skenari te jete i njejte!
Inter Club Staff

Per fat te keq rastet e te kaluares te lidhura me Cancelo dhe Rafinha, lojtare qe derguan Interit drejt objektivit Champions League vjet por qe me pas nuk u blene nga Valencia dhe Barcelona per shkak te Fair Play Financiar, i kane treguar te gjitheve qe huazimi i nje lojtari edhe pse me cilesi te mira nuk do te thote se eshte blerje e sigurt ne fund te sezonit.

E keshtu, me sa duket, Keita rrezikon qe te kete te njejtin fund si dy lojtaret e siperpermendur edhe pse Interi ka shpenzuar 5 milione euro per huazimin e tij dhe ky eshte nje investim teper i rendesishem per kasat zikalter.

Gjithesesi rreziku qe ai te kete te njejtin fund si Cancelo dhe Rafinha eshte shume i madh dhe per kete ka folur sot edhe Tuttosport.

E perditshmja italiane tregon se blerja e senegalezit nuk eshte aspak e sigurt edhe pse Interi i ka paguar tashme per te 5 milione euro:

“Qe Interi te bleje Keita ne fund te sezonit senegalezi duhet te beje nje super sezon me zikalterit.”

“Ai deri me tani ka luajtur 7 ndeshje por vetem disa copeza minutash.”

“Eshte shume pak deri me tani per te justifikuar cmimin e tij te se drejtes se blerjes prej 34 milione euro qe i duhen paguar Monacose.”

“Gjithesesi lojtari ka rezultuar ne nje as per Interin duke qene se luan ne te tre pozicionet e sulmit: ne krahun e majte, te djathte ose ne qender.”

A do te kete te njejtin fund Keita si Cancelo dhe Rafinha? Deri me tani duket se gjerat po shkojne drejt kesaj hipoteze…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.