Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 30, 2020

Scroll to top

Top

475 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Keita i shmanget pyetjes per Icardin ne intervisten e Sky: “Si e shikoj Icardin? Une u riktheva dje, nuk e di cfare te them.”

Keita i shmanget pyetjes per Icardin ne intervisten e Sky: “Si e shikoj Icardin? Une u riktheva dje, nuk e di cfare te them.”
Inter Club Staff

Baldé Keita, sulmuesi i Interit ka folur per mikrofonat e Sky Sport pak dite perpara ndeshjes ndaj Lazios, ish-skuadres se tij me te cilen eshte bere i famshem ne Serie A.

Keto kane qene fjalet e tij ne intervisten qe eshte pyetur per ndjesite qe ka perpara ndeshjes me ish-skuadren e tij por edhe Mauro Icardin.

“Objektivi eshte te vazhdojm keshtu, si ne ndeshjen ndaj Milanit. Tani jemi ne vend te trete. Do te japim gjithcka nga vetja qe te arrijme pse jo ne vendin e dyte deri sa matematika te na e ndaloje. Do te bejme maksimumin e do te japim gjithcka nga vetja.”

Gjeja e pare qe te vjen ndermend per perballjen me ish-skuadren tende?

“Kam luajtur per shume vite aty. Me kane ndihmuar te rritem. Por une i kam dhene shume atyre dhe ata me kane dhene shume mua. Kam shume respekt per ta. Me pelqen te perballem me Lazizon. A do te festoja nese do te shenoja? Nuk e di, por per respekt po them se nuk do te festoj. Pastaj varet nga momenti.”

Eshte rikthyer Icardi ne grup. Si e shikon kete fakt?

“Une kam ardhur vetem dje, nuk di gje. Nuk di cfare te them per kete. Por di te them ama se kush eshte ketu jep gjithmone maksimumin. Flas per ata qe jane, pastaj te shohim cfare do te ndodhe keto dite.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.