Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,397 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Keita: “Inter, jam shume mire ketu. Jam i gezuar nga fjalet e Spallettit”.

Keita: “Inter, jam shume mire ketu. Jam i gezuar nga fjalet e Spallettit”.
Ardis
  • On 09/01/2019, 19:58

Tashme pushimet kane mbaruar, dje Interi eshte kthyer ne Appiano Gentile per tu rikthyer stervitjes ne prag te ndeshjes ne Coppa Italia kunder Benevento-s. Nder lojtaret qe po kalon nje moment pozitiv eshte me siguri Keita Balde.

Ne mikrofonat e Sky Sport sulmuesi ka komentuar momentin e tij dhe objektivat e skuadres per 2019: “Goli kunder Empolit? Ka mbaruar mire, ishte shume e rendesishme te fitonim ndeshjen e fundit per te mbyllur sa me mire vitin. Tashme duhet te jemi te perqendruar per kete fillim viti per te bere gjithmone me mire dhe te tejkalojme pritshmerite”.

GOLAT – “Kur fillon te realizosh golin e pare, me pas te dytin, te tjerat vijne vete. Nuk e kisha me nxitim, i njoh limitet e mia, duhej pak durim dhe te prisja sa te realizoja golin e pare. Tashme shpresoj qe te bej sa me mire dhe te mos ndalem ketu”.

FJALET E SPALLETTIT – “Jane fjale qe me gezojne, te gjithe me njohin dhe jam ashtu sic me ka pershkruar trajneri. Jam nje djalosh i hareshem, me pelqen te bej shaka, jemi nje familje e madhe dhe me kane mirepritur mire. Edhe ne fushe ndihem mire, kerkoj gjithmone te ndihmoj skuadren, te jap me te miren nga vetja dhe kontributin tim”.

TE NJOHESH GJUHEN – “Te njohesh gjuhen eshte shume e rendesishme per te kuptuar lojtaret e tjere, me stafin. Ne ditet e sotme lojtaret kane mundesi te kene shume kultura te ndryshme ne dhomat e zhveshjes”.

KU MUND TE ARRIJE INTERI – “Kemi nje ekip te madh per tu perballur ne te gjitha kompeticionet, duhet te kemi besim dhe shume deshire per te bere mire”.

MERKATO – “Nuk e mendoj shume, mendoj vetem per te punuar dhe te bej mire. Ne fund te sezonit te shikojme se cfare do te ndodhe, jam i perqendruar ne fushe dhe mendoj te bej detyren time”.

INTERI – “Po punojne shume mire ne te gjitha aspektet, po rriten shume shpejt. Interi eshte nje shoqeri madheshtore ketu ne Itali dhe ne nivel nderkombetar dhe vit mbas viti do te jete gjithmone e me mire”.

KOULIBALY – “E shikoj pak te veshtire, te njerezve te paedukuar qe qarkullojne dhe per fat te keq jo te gjithe kane edukimin e duhur. Nese nuk e kane mesuar kur kane qene femije, nuk do e mesojne ne moshen 30 apo 40 vjecare. Nuk duhet qe per 10 persona pergjegjes te paguajne 100 persona te tjere. Cdokush eshte pergjegjes per ate qe ben”.

FEMIJET NE STADIUM – Eshte nje gje e bukur per femijet, me pelqen ideja. Per te rinjte ju them qe te mesojne gjerat e bukura te futbollit, edukimin, respektin, i them qe te mesojne keto, sepse gjera te bukura ne futboll ka shume”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.