Keita-Inter, lum me kritika per Monaco ne France: “Po si ka mundesi ta shisni keshtu nje lojtar qe…”
Ne France duket se nuk jane shume te kenaqur per largimin e Keita Balde Diao ne drejtim te Interit.
Nuk jan te pakta kritikat ne drejtim te drejtuesve te Monaco dhe vijne kryesisht nga mediat kryesore ne vend.
Sot ne revisten franceze So Foot mund te shihej fare mire ne faqet e para te saj nje shkrim i rendesishem ku kritikohej rende Monaco per shitjen e Keita Balde tek Interi.
Ata e shikojne si te pakuptimte formulen qe po e shet Monaco por edhe deshiren e tyre per ta shitur pa bere rezistence ndaj Interit.
Ja cfare shkruhet tekstualisht tek So Foot:
“Per Monaco eshte nje operacion ku nuk del e fituar, por vetem e humbur, shume larg asaj qe kishin planifikuar ndoshta ne fillim te merkatos.”
“Eshte nje huazim per 4-5 milione euro dhe e drejta e blerjes diku tek 30 e ca milione euro: eshte vetem pak me shume se sa ka shpenzuar per ta blere nga Lazio duke perfshire edhe rrogen.”
“Kjo eshte prova qe vullneti per te mbajtur Keita ne principate nuk ka qene shume e larte por duke pare talentin e tij behet edhe e pashpjegueshme situata. Edhe pse ne kete gje mund te kene ndikuar edhe gjera ekstrafutbollistike.”
“Por Monaco e gjen veten pa nje profil te rralle ne skuadren e saj dhe qe aktualisht i ngjashem me Keita mbetet vetem Jordi Mboula.”
“Do te jete interesante te shohim se si Vadim Vasilyev do te zevendesoje Balde me nje lojtar te rendesishem apo do e lere Leonardo Jardim pa zevendesues dhe me ndonje lojtar pa eksperience nga te rinjte.”
“Por te shohesh Keita te largohet ne nje huazim me te drejte blerje tek Interi te jep nje efekt te cuditshem duke pare cilesite e djaloshit.”