Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

722 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Keshilltari i Thohir: “Edhe minoranca nuk eshte keq. Ky eshte plani i tij…”

Keshilltari i Thohir: “Edhe minoranca nuk eshte keq. Ky eshte plani i tij…”
Xhorxh Gellci

Erick Thohir shtyn. Ka si objektiv Interin. Por e ben pa nxitim. Ka nje histori qe duhet respektuar, dhe ai e di mire. I intervistuar nga Gazzetta dello Sport, Anthony Macri, keshilltar i manjatit indonezian, eshte i qarte ne shpjegimin e mendimit: “Erick nuk ka nxitim. Nuk e do Interin neser, nuk ka vendosur nje date brenda te ciles duhet ta mbylle ose ndryshe do e braktise marreveshjen. Nuk eshte ne stilin e tij. Do te prese kohen e duhur, jane dite ose muaj.

Pse Thohir ka zgjedhur Interin dhe jo nje klub te nje kampionati qe per momentin eshte me i pasur dhe fitues?

“Ka ndodhur per pasion, ai e shikonte shpesh Serine A ne televizor, kur ishte i vogel. Dhe keshtu eshte filozofia e tij e investimit: si per Dc United, Erick zgjedh skuadra me tradite por qe mundesite e te cilave nuk shfrytezohen ne maksimum. Ai transformon: Republika ishte nje gazete e vogel, sot eshte nga me te fuqishmet ne Indonezi. Ka shpetuar dhe ringritur nje televizion dhe radio. Lucy, lokali i tij, kishte falimentuar dhe sot eshte lokali me trendy ne Xhakarta. Sporti eshte celesi per tu prezantuar ne Indonezi: sot eshte i famshem. Prandaj e ka zgjedhur Interin.

Pra, e njeh mire situate…

“Nese investon ne nje vend i njeh prospektivat, mundesine per sukses, situaten politike, bilancet, vleren potenciale te tifozerise. Eshte shume i interesuar per Fair Play Uefa, edhe pse eshte i ndryshem nga sistemi amerikan. Objektivi eshte ta beje Interin nje marke globale sic jane sot United, Liverpool, Real Madrid. Erick ka pare se keto skuadra kane krijuar nje merkato ketu ne Indonezi dhe ka thene: ‘Pse jo edhe Interi?'”

Nje nga projektet eshte stadiumi ne pronesi. Por San Siro eshte historia e futbollit italian…

“Pikerisht. Dhe para se te ndryshoje do te vleresoje gjithcka. San Siro eshte tradite, eshte pjese e Interit, nuk eshte e lehte te heqesh dore. Do te studije gjene me te mire per Interin. Eshte nje lojtar i zoti ne shah: lexon gjithmone levizjet para kohe. Do te beje gjera te reja. Kampionati aziatik i Basketbollit, per shembull, eshte nje eksperiment unik: ne Vietnam as nuk e kishin NBA ne tv. Merkatoja mund te jete shume e madhe.

Sa?

Te gjithe flasin per rritjen e Indise. Vendet aziatike kane popullate mesatare, rreth 600 milion, dhe gjithashtu Filipina. Brenda 10 vjetesh, klasa e larte indoneziane do te jete sa e gjithe popullata tailandeze. Ekonomia indoneziane do te beje boom.”

Ne traditen e Interit eshte edhe familja Moratti.

“E njeh mire edhe kete. Dhe nuk do te shkaterroje te shkuaren, e respekton. Nuk revolucionon, ndryshon. Nuk urdheron, vendos se bashku. Po kerkon formulen e sakte per te bashkejetuar me familjen Moratti: ka ne mendje te vazhdoje me ata. Ne Dc ka mazhorancen, ne Philadelphia 76ers jo: por ne te dyja rastet eshte mire.”

Cfare njeh Thohir nga futbolli italian?

“Lojtaret, sigurisht. Te drejtat televizive te qenderzuara: do te ishte me mire po ti perkisnin cdo klubi me vete, keshtu secili do te vendoste per vete, por nese sistemi funksionon keshtu eshte me mire ne prospektive. Erick thote qe futbolli juaj ka nje mundesi per te qene me global. Une mendoj se mund te gjeje stabilitet brenda dhe te eksportoje me shume.”

E di Thohir qe ne Milano kane dale disa shkrime qe e kontestojne ardhjen e tij?

“Nuk e dija, por Erick me lutet qe t’ja u bej te ditur qe Interi do te ngelet i tifozeve. Per te, tifozlleku eshte themelor. Me ka thene: “Anthony, 90% e asaj qe kam lexuar per mua ne javet e fundit eshte e false dhe e gabuar.” Eshte pak i merzitur per kete.”

Per shembull flitet per investitore amerikane me te.

“Nuk ka nje amerikan mbrapa tij. Por ne Indonezi nuk i ben kurre gjerat vetem Edhe ne blerjen e Dc United ka nje grup miqsh lokale qe marrin pjese ne investim. Do te jete keshtu edhe per Interin. Sipermarresit moderne indoneziane jane rritur bashke, dhe punojne bashke shpesh.”

Si shkon tratativa?

“Mire. Erick deshiron qe gjithcka te jete perfekte dhe te gjithe te lumtur. Nuk nxiton, por nese do te ndodhe, do te ishte i gatshem.”

Dhe nese marreveshja do te deshtonte?

“Do te ishte shume i zhgenjyer. Do te mendonte per mundesi te tjera investimi, por jo neser. Nuk do te ishte etike, diten pas Interit, te synonte nje tjeter klub. Nuk do e beje, nuk eshte ai tip.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags