Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,618 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Keshtu Gagliardini ka zeruar kohen e adaptimit: eshte nje miks ndermjet Cambiasso dhe…

Keshtu Gagliardini ka zeruar kohen e adaptimit: eshte nje miks ndermjet Cambiasso dhe…
Inter Club Staff

Eshte njeriu i momentit ne shtepine Inter, ndoshta sepse askush nuk e imagjinonte dot qe mund te pershtatej kaq shpejt ne shtepine zikalter: ai ka bere paraqitje ne fushe a thua se njihej me Stefano Piolin dhe shoket e rinj te skuadres qe prej shkolles fillore. Po flasim per Roberto Gagliardinin, per te cilin edicioni i perditshem dje i Liberos fliste ne menyre mjaft interesante.

NJE UNIVERS I RI – “Hej, cfare pune ben?”, e pyet nje shites ne nje qender tregtare. Perpara se te pergjigjej, djaloshi kthen koken nga e dashura e tij, dhe me pas thote fjalet: “Une jam futbollist, luaj”, me nje ze sikur i vinte turp. Por ai djalosh quhet Roberto Gagliardini dhe ben me te vertete futbollistin e sa mire e ben ate pune. Mbase, ka qene pikerisht ai moment qe i ka mbetur ne mendje Gagliardinit qe ka vendosur te behet dikushi ne ate sport sepse te gjitha mundesite i ka: eshte vetem 22 vjec. Pak dite kaluan nga kjo ndodhi ne qendren tregtare dhe Gaglio tani luan ne nje nga klubet me prestigjoze ne bote: Interin.”

KAPERCIMI I MADH – “Ishte Raffaele Bonifacio, nje nga zbuluesit e talenteve me te medhenj italian ai qe e zbuloi kur ishte 7 vjec dhe luante me te vegjelit e skuadres Dalmine, skuader e stervitur nga babai Gagliardinit – qe quhet Alessandro -. E keshtu, Bonifacio e mori me vete tek Atalanta, sebashku me te vellain Andrea, dy vjet me i madh se ai, me mamane Rosanna qe ishte e lumtur qe te dy djemte e saj do te luanin ne te njejten skuader. Te te rinjte e Atalantes, Gagliardini tregon talentin e tij dhe luan aty deri tek Primavera. Nga janari 2014 deri ne 2016, ai eshte nje djalosh i ri Italian qe luan kudo neper Serie B per te fituar eksperiencen e nevojshme dhe gjate kesaj kohe vesh bluzen e Spezia, Vicenza, Cesena, e me keta te fundit, skuader ku gjeti edhe vazhdueshmeri, arriti te gjeje edhe kalimin ne Serie A. Atalanta e mer ne shtepi qe ne janarin e kaluar (me e lumtura ishte e fejuara e tij Nicole me te cilen jetojne bashke), por ai i duhej shume Gasperinit qe ta hidhte ne orbiten e Serie A. Kapercimi i madh eshte nje histori qe i perket muajve te fundit: 13 prezenca me skuadren e Deas, paraqitje super, thirrja e Ventures ne kombetare ne 7 nentorin e kaluar dhe ajo telefonata nga ana e Interit dy jave me pare. Nga zero ne nje mije ne pak kohe, me nje horizont te mbushur plot me suksese sepse Gagliardini nese vazhdon me keto hapa, e pret nje bote e tere trofesh.

CLIRIMI I ENERGJISE – “Njezet e pese sekonda tregonte kronometri i Inter-Chievo, dhe topi mbetet pa te zot ne mesin e fushes deri ne momentin qe afrohet Castro per ta mare, por ne ate moment afrohet dikush: topi meret ne zoterimin e Gagliardinit me nje nderhyrje te sakte. Vendos kembet ne fushe keshtu, 22 vjecari italian, duke i ndaluar kundershtarit te vazhdoje me topin perpara. Ne vetem aq pak sekonda, Gagliardini tregoi se cfare lloj futbollisti eshte. Po, ne vetem aq pak sekonda. Ai djalosh mund te dyluftoje, rekuperoje, vrapoje, pasoje, te jap assist, te beje pasime kyce, te fitoje dyluftime ajrore e mund te gjenden me mijera arsye se pse Interi ka vendosur te investoje aq shume per te. Nese loja e Piolit eshte ‘flake’, Gagliardini per kete Inter eshte ‘druri’ qe mer zjarr. Karakteristikat e tij e bejne perfekt per Interin e ri dhe ai nderkohe ka zeruar te gjithe kohen e pershtatjes tek skuadra e re dhe eshte bere pjese menjeher e realitetit te ri.

PAK CAMBIASSO DHE PAK VIERA – “Si tek Atalanta e Gasperinit, duket se ka gjetur edhe tek Pioli nje sistem te pershtatshem per cilesite e tij. Ai thote se eshte nje mesfushor qendre, por mund te luaje fare mire si ‘mediano’ ne 4-2-3-1 interist dhe behet ai njeriu i balances se duhur ne fushe per te vendosur ekuilibrat, per te mbuluar hapsirat dhe per te mbuluar shoket – jo me kot edhe rendimenti i Kondogbia eshte permiresuar -. Ai eshte busulla dhe drejtimi i presingut zikalter. Kontrolli i topit te tij eshte i paster, gjithmone i vendosur dhe i gatshem te jape ate pasen kyce qe mund te transformoje nje aksion normal ne nje aksion teper te rrezikshem. Gaglio ndaj Chievos vrapoi 12 kilometra, me shume se cdo shok skuadre. Ai nuk eshte nje regjist qe nderton aksione, por me teper i pastron aksionet duke luajtur shpejt dhe thejshte, pa forcuar asnjehere pasime te parakohshme dhe perdor sa here eshte nevoja edhe forcen e tij fizike ne mesfushe. Te kujton Cambiasson per aftesine e leximit te lojes si dhe Viera per prezencen fizike ne fushe. Te gjitha keto qe permendem me larte i kemi pare tek Atlanta, por nuk ishte e sigurt se do ti shikonim edhe tek Interi, skuader ku Gagliardini ne vetem dy ndeshje, ka dhene ndjesine se ka luajtur tek zikalterit te gjithe jeten e tij. Shkaku qendron ne faktin se Bergamo ben pjese ne Lombardi, apo kete ndjesi ta japin vetem te medhenjte?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.