Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

167 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Keshtu Thohir do nje Inter te madh…Do te mbyllet marreveshja?

Keshtu Thohir do nje Inter te madh…Do te mbyllet marreveshja?
Xhorxh Gellci

Tratativa vazhdon, palet po flasin, marreveshja ngelet per tu gjetur. Ndjenja eshte qe eshte arritur ne nje pike qe nuk mund te kthehesh mbrapa: sido qe te shkoje, eshte kuptuar qe Moratti nuk ka me ndermend te vuaje duke e pare krijesen e tij ne mes te klasifikimit sesa ne krye tij. Nje, dy vite erresire: tani mjaft.

Ndryshimi mund te vije me hyrjen e aksionereve te huaj dhe opsioni Erick Thohir eshte shume i forte. Dikush flet per marreveshje shume te thjeshte, te tjere per nje ose 2 muaj qe te kompletohet gjithcka. Ne Indonezi sigurojne qe marreveshja eshte e mbyllur dhe ngelet per tu kuptuar kohet teknike per shkak te problemeve burokratike. Ndoshta nuk eshte keshtu, por duket se gjithcka te con ne ate drejtim.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Thohir eshte shume i joshur nga mundesite per ta ngritur shoqerine, pikerisht sepse klubi eshte ne minimumin historik. Shuma qe hyn ne arka cdo vit ka zbritur ne 180 milion, nje e treta e Barcelones dhe Realit. Problemet jane te shumta, qe nga aspekti sportiv deri ne ai i infrastruktures, por pikerisht per kete rast eshte terheqes. Marka e Interit eshte gjithmone e rendesishme, ne Indonezi ka nje ndjekje te madhe te skuadres dhe ne pjesen tjeter te Europes nuk kishte nje rast te ngjashem. “pasi ka investuar ne Indonezi dhe ne Shtetet e Bashkuara, duke pare vendet Europiane Thohir ka pyetur veten ku ishte me e thjeshte te hynte: Ne Premier 10 klube ne 20 jane ne duar te huaja, ne Spanja mbrapa dyshes Real Barcelona ka vetem boshllek, Franca eshte e kolonizuar qe tani nga sheike, Gjermania me rregullin 50+1 nuk eshte e pershtatshme per te huaj” keshtu shpjegon Gazzetta. Domethene, ngeleshin Italia dhe Interi si menyra me e mire.

“Qe nga nje stadium ne pronesi, me nje projektim per te ngritur mesataren e spektatoreve (47 mije, me e larta ne A), mund te arrijne te ardhura prej 80-100 milion, ne vend te 25 aktualeve. Ne sektorin tregtar, pastaj, vlen edhe perballja me Milanin qe fiton dyfishin (85 milion kunder 42). Domethene, ne nje kohe te ardhme eshte e mundur te ngrihen nje miks impulsesh qe sipas analisteve, do ta conin faturimin e Interit deri ne 300 milion. Eshte aty qe duhet te veprohet.” Kjo eshte fotografia qe Gazzetta dello Sport ka bere per planin e ringritjes te Interit qe Thohir ka ne mendje. Nga kjo do te vinte nje merkato sigursisht ne lartesi te skuadres, me rivleresim edhe te aspektit sportiv. Receta eshte e gatshme, tavolina e shtruar, mungojne vetem disa firma. Gati?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags