Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

930 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kete mbremje…me lojtaret zevendesues!

Kete mbremje…me lojtaret zevendesues!
Andi Prifti

“Jane parashikuar kater ose pese ndryshime formacionesh.” Ky lajmerim u dha dje nga trajneri i Interit Walter Mazzarri ne prag te nje sfide, te asaj me Valencian, qe do t’i jape mundesine trajenrit ta vleresoje dhe me shume formacionin e tij, tre te diela larg fillimit te kampionatit dhe dy jave larg impenjimeve ne Kupen e Italise. Sepse ne ndryshim nga Hamburgu dhe Chelsea, formacioni iberik ka ritme te ngjashme me ato te zikalterve, prandaj forma e skuadrave do te jete e barabarte. Edhe pse me e rendesishme eshte qe skuadra te beje perpara, Interi dot do kerkoje fitoren per here te pare pas pergatitjes ne Pinzolo. Ne nje humbje, me pas do te shihnim si kundershtare Rubentusin, qe u mund dje gjate nates nga Los Angeles Galaxy.

Por do ta beje me disa gjera te reja ne nivel organik: pasi me Hamburgun dhe Chelsean kane luajtur te njejtet lojtare ne formacion, sot Mazzarri do te beje disa ndryshime ne 3-5-2 e tij. Nje hyrje e re ne mbrojtje pas mungeses se Hugo Campagnaro  pas perjashtimit me karton te kuq kunder Chelseas dhe Walter Samuel per shkak te demtimit: do te jete nje shanc i rendesishem per Cristian Chivu. Nje mbrojtes tjeter i treshes mbrojtese mund te jete Marco Andreolli meqe Andrea Ranocchia beri nje ndeshje pozitive ne Indianapolis. Dhe nga pankina, mund te luaje dhe Ibrahima M’Baye.

Kapitulli mesfushe: e thjeshte te mendohet per nje pushim per Alvaro Pereira, i cili ka luajtur me vazhdimesi ne keto miqesore, edhe pse e ka nisur me vonese pregatitjen me grupin. Mendohet se do te luajne Jonathan dhe i palodhshmi Yuto Nagatomo ne krahe. Ne qender te mesfushes, mund te gjenden te rejat me te rendesishme. Mund te leshoje vendin Esteban Cambiasso qe tregon akoma ndonje limit fizik, me Patrick Olsen qe do te aktivizohet titullar pas minutave te luajtura kunder skuadres te Jose Mourinhos. Do te kete vend edhe per Zdravko Kuzmanovic, i cili do te duhet te tregoje veten para zerave te shumte te merkatos qe bien ndesh me deshiren e tij per te qendruar tek Inter. Si gjithmone, do te kete vend edhe per Fredy Guarin.

Ne fund, pesha e sulmit do te mbetet per Ishak Belfodil: franko-algjeriani do vendoset ne pozicionin e tij te preferuar, i mbeshtetur nga Ricardo Alvarez dhe pas tyre Rodrigo Palacio dhe Maurco Icardi. Nese do te kete minuta per Alessandro Capello, dhe ai do te luaje. Eshte nje rast ideal qe Belfodil te tregoje se di te shenoje ne zone, pavaresisht veshtiresive ne pjesen fizike. Gjithsesi, Mazzarri do kerkoje t’u jape force djemve ne nje moment ne veshtire qe merkatoja eshte bllokuar dhe lodhjet po ndjehen pak. Kjo ndeshje do vendose dhe zgjedhjet e tij te ardhshme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.