Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,494 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Ja 3 blerjet e Ausilios dhe 3 blerjet qe nuk u realizuan dot nga Sabatini dhe qe e larguan ate…”

“Ja 3 blerjet e Ausilios dhe 3 blerjet qe nuk u realizuan dot nga Sabatini dhe qe e larguan ate…”
Inter Club Staff

Qe prej te martes ne mediat italiane largimi i Walter Sabatinit nga skuadra zikalter ka bere shume buje. 

Ka qene kryefjala e dites edhe ne diten e sotme largimi i drejtuesit per anen teknike te Suning Sports pasi ky i fundit dha doreheqjen nga detyrat e tij drejtuese tek shoqeria kineze.

Te ndryshme kane qene teorite per largimin e tij dhe per pasojat qe mund te kete largimi i tij nga Interi sipas gazetave ne Itali.

Por e verteta eshte se Walter Sabatini nuk ka qene nje nepunes i Interit, por drejtperdrejte i Suning.

Gjithesesi, per kete gje ka folur edhe Ivan Zazzaroni sot, gazetar i njohur italian.

Sipas tij, Sabatini eshte larguar per shkak se nuk i jane realizuar tre transferime per te cilat ai kishte arritur te kishte nje akord me klubet dhe lojtaret respektiv.

Ja cfare ka thene Zazzaroni vetem para pak minutash, i cili ka folur edhe per Ausilion dhe blerjet e tij:

“Tek ky Inter sot tre jane blerjet e Ausilios: Lautaro Martinez nga Racing ne Argjentine, Stefan de Vrij nga Lazio me parameter 0 dhe Asamoah nga Juventusi, gjithashtu me parameter zero.”

“Nje tregues ky se Ausilio ka rene dakort me strategjine e Suning dhe ka arritur te siguroje tre lojtare te nje cilesie shume te larte vetem me rreth 25 milione euro. Shume pak duke pare cmimet e cmendura ne merkato.”

“Nderkohe per Sabatinin nuk mund te themi te njejten gje: Walter arriti te ishte shume afer blerjes se Arturo Vidal nga Bayern, Emre Mor nga Dortmund dhe Javier Pastore, por gjithmone, kur ishte gati per tu mbyllur marreveshja, kinezet i kane thene jo atij. Ai dha doreheqjen sepse e konsideron veten nje profesionist.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.