Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,452 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

KIRURGU

KIRURGU
Ardis
  • On 26/08/2013, 13:26

Asnjehere nuk eshte e lehte te kapercesh kodren e pare. Mbas muaj agonie, me pasiguri dhe kritika, Interi nuk zhgenjen ne te paren ne kampionat, kunder nje kundershtari disi te lehte. Skuadra zikalter vihet e tera per 75 minuta per te zhbllokuar rezultatin dhe veten e saj, por ne fund arrijne 3 pike te merituara.

GARANCI TE REJA – Te merituara sepse Genoa e Liveranit, shume e organizuar dhe inteligjente, shume pak shikohet ne sektorin e sulmit, dhe gjate lojes, vuan shume presionin e kundershtarit. Perse vetem nje sulmues? Perse Kovacic ne pankine? Perse Cambiasso luan rolin e medianos? Perse Kuzmanovic i aktivizuar qe ne fillim? Te gjitha kane nje motiv, harrojeni improvizimin. Tekniku i San Vincenzos e ka studiuar deri ne detajet me te vogla dhe nuk ishte e rastesishme qe formacioni i mundshem perpara se te fillonte ndeshja te ishte 3-5-1-1. Kunder nje kundershtari qe kishte hedhur ne fushe dy mbeshtetes mbrapa Gilardinos, pritej nje Inter me shume mbrojtes se sa sulmues. Nga ana tjeter, serish po Mazzarri e ka shpjeguar mbas mbarimit te ndeshjes: “Prioriteti i nevojshem eshte te rikthesh sigurine skuadres mbas muajsh neglizhence”. Siguria qe ne Itali ben rime me nje «mbrojtje prej celiku». Dhe keshtu ishte.

LEXIMI I NDESHJES NE MENYRE PERFEKTE – Interi, ne fakt, rrezikoi vetem nje here ne fillim te pjeses se dyte, e cila shume shpejt u transformua ne nje kundersulm nga ana e Guarin. Handanovic nuk ka bere as edhe nje pritje ne harkun e 90 minutave, nje situate qe nuk ndodhte prej kohesh. Dhe kur djemte e Liveranit filluan te ndjenin lodhjen, ne ate moment nderhyn Mazzarri duke futur ne loje Icardin dhe Kovacic. Nga njeri krah verehet lodhja e te dyja paleve dhe nga krahu tjeter evidentohet se si trajneri toskan, reagoi ne menyre kirurgjikale, duke e goditur Genoan pothuajse «shkencerisht».

MAZZARRINTER – Si argjentinasi ashtu edhe kroati, ne fakt, kane sjelle entuziasem ne sulmin e Interit: njeri me intensitet dhe fizik ndersa tjetri me ndarje dhe gjeometri. Nje Inter qe te bind, edhe pse si Alvarez ashtu edhe Guarin nuk kane pushuar ndonjehere sic kane bere ne te kaluaren. Goli pare, me pas, simboli i Mazzarrinter: cross nga njeri krah (Jonathan) dhe gol nga krahu tjeter (Nagatomo). Si te thuash: Jemi nje skuader e gjitha, nga djathta ne te majte. Dhe ne fund eshte pikerisht kjo kenaqesia qe te jep ndeshja e pare e kampionatit: ajo e skuadres kompakte, e perulur dhe me uri per fitore, si brenda ashtu edhe jashte fushave.

KIRURGUMazzarri e dinte perpara se ta imagjinonte dhe ta aplikonte ne fushe pikerisht ashtu sic e donte ai. Djemte jane pergjigjur te gjithe «PREZENTE». Nje hap i pare inkurajues, ne pritje  te ndonje «cope» te fundit qe mund te beje te gjithe diferencen nga bota. Nderkohe Moratti i gezohet Neo-Interit te tij dhe trajnerit kirurg.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.