Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

825 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

10 blerjet me te shtrenjta ne historine e Interit: Vetem Vieri ka kushtuar me shume se Joao Mario

10 blerjet me te shtrenjta ne historine e Interit: Vetem Vieri ka kushtuar me shume se Joao Mario
Inter Club Staff

Blerja e bujshme e Suning, Joao Mario, eshte nje nga transferimet me te shtrenjta te historise se Interit.

Bobo Vieri erdhi ne veren 1999 dhe u ble nga Moratti per 45 milione euro, ndersa portugezi ka kushtuar 40 milione euro (plus 5 bonuse).

Ne klasifikimin me poshte, do ju tregojme 10 blerjet me te shtrenjta te historise se Interit, blerje qe kane kushtuar sa ‘qimet e kokes’ por qe shume prej tyre nuk kane sjelle frutet e deshiruara tek skuadra zikalter.

NUMRI 10 – Ricardo Quaresma 

Pas nje tratative teper te gjate me Porton, Ricardo Quaresma – i cili u kerkua me ngulm nga Jose Mourinho – vjen tek Interi ne veren e 2008. Luzitani blihet per 18 milione euro plus 6 bonuse: 24,6 milione ne total plus kartonin e te riut Pele. Ai vjen tek Interi me entuziazmin e tifozeve ne qiell, por Quaresma deshton keqazi tek zikalterit. Pas pak ndeshjesh ai ‘ngulet’ ne stol dhe Mourinho detyrohet te ndryshoje edhe modulin. Me bluzen zikalter vetem 24 prezenca dhe nje gol.

Quaresma

NUMRI 9 – Zlatan Ibrahimovic

Ne veren e 2006 futbolli italian perfshihet nga skandali i calciopolit. Ne Serie B shkon Juventusi fajtor per vjedhjen e disa kampionateve dhe nga kjo skuader ne drejtim te Interit vjen Zlatan Ibrahimovic dhe Patrick Vieira. Sulmuesi suedez i kushton Interit 24,8 milione euro dhe me bluzen zikalter fiton tre kampionate ne tre vite duke shenuar 57 gola ne 88 ndeshje. Ne 2009 transferohet tek Barcelona per 50 milione euro plus Samuel Eto’o. Pikerisht me mbretin Luan, Interi i Mout arrin te fitoje ate qe nuk fitoi dot me Ibren: Champions League.

Zlatan Ibrahimovic

NUMRI 8 – Diego Milito

Mbase ne raportin kualitet-cmim, goditja e Militos ka qene nje nga me te mirat ne historine e Interit. Ai erdhi per 25 milione euro ne veren e 2009 ku u ble nga Genoa bashke me Thiago Motten. Princi behet nje nga njerezit me te rendesishem te historise se Interit duke shenuar golat me me peshe ne rrugen e zikalterve drejt Tripletes. 4 gola ne 17 dite qe bene qe Interi te fitonte Kupen e Italise, Kampionatin Italian dhe Champions League. Me bluzen zikalter Princi ka shenuar 62 gola ne 128 ndeshje.

Milito

NUMRI 7 – Ronaldo

Ai eshte pa me te voglin dyshim, blerja me e madhe e bere nga Interi ne eren Moratti. Ne 1997, Interi realizoi goditjen e madhe duke paguar tek Barcelona klauzolen e shitjes prej 48 miliarde lirash, nje shifer qe i shtohet edhe 3 miliarde lira takse nga Fifa. Keshtu braziliani Interit i kushtoi 26,3 milione euro. Te gjithe e dime se cfare ndodhi me pas. Me Interin ai luan 99 ndeshje de shenon 59 gola.

ITALY - NOVEMBER 25: FUSSBALL: UEFA POKAL INTER MAILAND 25.11.97, RONALDO - EINZELAKTION - (Photo by Ruediger Fessel/Bongarts/Getty Images)

NUMRI 6 – Francesco Toldo 

Ne historine e saj Interi ka pasur gjithmone portiera te medhenj dhe me 4 korrik 2001, klubi zikalter ve duart mbi portierin sensacion te kohes, Francesco Toldo qe luante tek Fiorentina. Ai vjen tek zikalterit per rreth 28,5 milione euro, duke u bere portieri me i paguar tek Interi. Ai nuk tradheton pritshmerite duke luajtur 147 ndeshje dhe fiton gjithcka cfare mund te fitohej me nje skuader futbolli. Ne vitin e Tripletes ishte zevendes i Julio Cesar.

toldo

NUMRI 5 – Gabigol

I blere nga Interi ne oret e fundit te merkatos ne 2016 per 29,5 milione euro, Gabigol eshte blerja e peste me e shtrenjte e historise se Interit. Sulmuesi brazilian erdhi sapo kishte fituar medaljen olimpike me Brazilin, por deshton cdo gje tek Interi. Vetem 9 prezenca per te dhe 1 gol. Nje deshtim.

tronchetti provera gabigol zhang

NUMRI 5 – Geoffrey Kondogbia

Per te u zhvilluan dy dite derbi te papara me pare. Ne lufte per te siguruar sherbimet e francezit ishte Interi dhe Milani ne Monte Carlo por ne fund Interi doli fitimtar duke u transferuar tek Interi per shumen e 31 milione eurove plus 3 bonus. Rendimenti i tij me bluzen zikalter shume poshte pritshmerive per te. 50 prezenca me bluzen zikalter dhe vetem dy gola.

intervista kondogbia

NUMRI 3 – Hernan Crespo

Jemi ne veren e 2002 ku tek Interi ndodh bomba: Ronaldo shitet tek Ream Madrid dhe per te zevendesuar fenomenin, klubi zikalter vendos te investoje tek Crespo nga Lazio. Klubi roman fiton 36 milione euro nga ky transferim. Pas nje nisje shume pozitive tek Interi, Crespo demtohet ndaj Modenas dhe mbetet jashte skuader per nje kohe te gjate. Pas nje viti kalon tek Chelsea e me pas tek Milani por me pas rikthehet si zikalter per tre vite te tjera. 81 prezenca me Interin per te dhe 27 gola.

Crespo

NUMRI 2 – Joao Mario

Pas nje tratative nje mujore me Sporting Lisbona, Interi arrin te siguroje Joao Mario qe sapo kishte fituar europianin me bluzen e Portugalise. Tek klubi luzitan shkojne 45 milione euro plus 5 bonuse. Fusha tregoi se zikalterit nuk kishin te drejte ne kete investim. Lojtari u transferua ne huazim tek West Ham ne janar.

Joao Mario

NUMRI 1 – Chistian Vieri

Eshte blerja me e shtrenjte e historise 110 vjecare te Interit. Po flasim per Christian Vieri qe ne vitin 1999 vjen tek klubi zikalter per shifren e 90 miliarde lirave (rreth 46 milione euro) nga Lazio. Qendron tek Interi deri ne vitin 2005, duke shenuar 103 gola ne 144 ndeshje me zikalterit.

Vieri

Shume para te shpenzuara, por shpesh here lojtaret qe jane paguar me shume nga Interi kane zhgenjyer me te vertete shume: kjo liste me lart e tregon kete gje me se miri!

Ne sondazhin me poshte mund te zgjidhni blerjen me te mire nga 10 blerjet me te shtrenjta te historise zikalter:

[interaction id=”5aba27786a3baa570b46599e”]

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.