Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

798 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

KLASIFIKIMI – Ja lojtaret me te forte te historise pa asnje Top te Arte te fituar: dy ish-lojtare te Interit ne liste.

KLASIFIKIMI – Ja lojtaret me te forte te historise pa asnje Top te Arte te fituar: dy ish-lojtare te Interit ne liste.
Ardis
  • On 03/12/2018, 21:39

E fillojme me kete liste ku i referohet vetem 20 viteve te fundit dhe per rrjedhoje nuk jane te perfshire ne konsiderate te gjithe kampionet jo europian qe deri me 1994 nuk mund te perfshiheshin ne kete liste.

Nga viti 1995 e me vone, Topi i Arte eshte bere me shume global. Nje cmim qe terheq interesin e te apasionuarve dhe personave qe punojne ne kete sektor, midis kurioziteteve dhe ndonje polemike te paevitueshme. Nje gje eshte e sigurte: emrat ne liste jane ata te rendesishmit, ata qe kane qene ne gjendje te na japin emocione.

Dhe keshtu, nese libri i arte eshte i mbushur me legjenda, edhe ky i lojtareve te forte pa asnje Top te Arte nuk eshte pak. Nga Maldini tek Xavi, nga Iniesta tek Ibrahimovic. Ja 10 lojtaret me te forte te te gjitha koherave qe nuk kane fituar ndonjehere Topin e Arte:

SERGIO RAMOS

Image result for sergio ramos

Dhe te mendosh se shoku i repartit aktual, Raphael Varane, eshte nje nga 3 kandidatet e mundshem per ta fituar. Mund mos te jete shume simpatik per shume persona, por me siguri nuk mund te vesh ne dyshim forcen e Sergio Ramos, dikush qe ka kontribuar per te rishikuar rolin e mbrojtesit ne 20 vitet e fundit. Me Real Madrid 4 kampionate dhe 4 Champions League, te gjitha te fituara si protagonist. Ne moshe 32 vjec dhe me nje Europian dhe Boteror te fituar me bluzen e Spanjes, nuk ka fituar nje Top te Arte, por me siguri qe kapiteni i Real Madrid nuk ka keqardhje.

RYAN GIGGS

Related image

Si mund te mos emocionohesh ndaj kujtimit se cfare ishte Ryan Giggs ne fushe? Moratti e ka rrefyer shpeshhere deshiren e tij per ta transferuar tek Interi: do te ishte nje nga goditjet me te mira te shoqerise zikalter. Vrapon, ka klas, driblon, kroson dhe realizon gol. Tek ai ishte gjithcka, sepse ne krahun e majte ai ishte gjithcka.

NEYMAR

Skenat ne fushe jane njeri krah i medaljes. Nga krahu tjeter, ajo me e bukura, tregon nje lojtar qe ne moshen 26 vjec eshte prej kohesh nje nga me te miret ne bote dhe qe premton te dominoje skenen futbollistike edhe per shume kohe. me siguri nuk do ti mungojne  rastet per te fituar Topin e Arte.

PHILIP LAHM

Image result for lahm

Mbi te gjitha ne ate vit magjik te 2014 (per Gjermanine e tij), Philip Lahm nje Top te Arte e meritonte. Ne cdo pozicion qe e vendosje, ai luante me te njejten fisnikeri, asnjehere poshte pritshmerive. Nje lider i urte qe ka drejtuar Bayern Munich dhe futbollin gjerman me krenari.

ZLATAN IBRAHIMOVIC

Nese i vendosni limite, ai i kalon. Nese i bllokoni rrugen me pengesa, ai do ti kaloje. Golat, levizjet e tij, atmosfera e tij humbasin ne horizont, te arritura fale egos se tij. Ne listen e trofeve te tij nuk ka as Champions League dhe as Top te Arte. Kur lojtaret jane unike, trofete behen nje kontur.

THIERRY HENRY

Related image

Persa i perket lojtareve unike. Poezia e golave te tij jehon pergjithmone ne qiellin e Londres, ne ate qe njehere e nje kohe ishte tempuli i Highbury-t. Arsenali i tij, ai i Invincibles, do te qendroje sebashke me te ne histori. Nje lojtar pa kohe, i cili i parapriu nje epoke, qe vazhdon te jete ne zemrat e te gjithe atyre qe vazhdimisht kujtojne golat e tij legjendare. Emblema e casteve te fundit te futbollit romantik.

WESLEY SNEIJDER

Stampimi i kembes se tij te djathte eshte ngulitur ne prag e historise se Interit. Kerkojani Diego Milito-s, Samuel Eto’s-se, te gjithe publikut te San Siro-s qe ne ato vite magjike kane pare qe talenti i tij te lulezoje nen hijen e Madonnina-s dhe te sjelle trofe per popullin interist. Blihet si nje nga shume lojtaret e djegur tek Real Madrid ne gusht te 2009 dhe disa ore me vone ishte duke pikturuar kryevepren ne ate derby legjendar kunder Milanit qe u fitua me rezultatin 4-0. Ishte hyrja e nje legjende te bukur qe me aq pak kohe rishkruajti historine e Interit.

GIANLUIGI BUFFON


Mund ta kishte fituar Topin e Arte, sigurisht, Dhe jo vetem per shkak te Boterorit magjik te 2006. Gianluigi Buffon ka rishkruar historine e rolit te tij, duke u bere i pavdekshem. Nje portier si ai, shume te rralle jane ne historine e futbollit. Edhe per te, “njolla” qe nuk ka fituar as Champions League.

XAVI HERNANDEZ

Prekja e bute dhe poetike e levizjeve iluminuese gjeometrike, te shpikura, te krijuara ne menyre artistike per te lene me goje hapur. Nuk mund te gjeni ne kete sport nje mesfushor me më shume klas sesa Xavi Hernandez. Shtylla e nje ekipi, Barcelona e Gurdiole-s, qe shenuan nje epoke dhe nje revolucion kulturor ne futboll qe nga 2009 dhe me pas nuk ishte me e njejta, edhe fale tij.

PAOLO MALDINI

Dy ngjyra dhe nje Kombetare per nje spirt unik. Ajo e nje lojtari te respektuar nga te gjithe, tifoze te Milanit dhe jo. Nje nga ato ikona paqsyrim i nje futbolli qe nuk eshte me, por qe vazhdon te jete ne kujtime. Topin e Arte, e meritonte, duke qene nje nga lojtaret simbol te epokes se tij, por perballe karrieres se Paolo Maldinit kjo gje kthehet ne nje detaj.

ANDRES INIESTA

Jepini topin dhe akomodohuni, ai do te beje pjesen tjeter dhe do tju dhuroje emocione pafund. nese ne Camp Nou i kane dhene pseudonimin e DON (por shume te tjere e therrasin MAGO) nje arsye e ka. Sens taktik, kualitet, vizion loje, depertime, asist, shpejtesi mendimi. Ta mbyllim me pak fjale i pamundur, por fotografia qe tregon keto karakteristika eshte e nje poeti i ketij sporti, edhe Topi i Arte duhet te perulet perpara tij dhe te heqe kapelen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.