Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,400 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Klinsman: “Interi eshte me teper se nje klub. Vendi i nente…”

Klinsman: “Interi eshte me teper se nje klub. Vendi i nente…”
Xhorxh Gellci

Miqesorja e te shtunes 27 korrik mes Inter dhe Hamburg do te jete nje rast i mire per te kujtuar emocione antike. Kete ka deklaruar ne nje interviste ne nje portal gjerman, Jurgen Klinsmann, qe me te dy klubet eshte i lidhur ngushte. Nga nje ane dashuria per Hamburgun, qe i ka karakterizuar femijerine e tij, nga ana tjeter nje shoqeri, ajo zikalter, qe ka perfaqesuar shume ne karrieren e tij: “Kjo eshte nje ndeshje qe me jep emocione shume te medha. Shoqeria zikalter eshte me e rendesishmja ne karrieren time profesioniste sepse me ka lejuar te bej kercimin nga Stuttgart ne nje klub me fame boterore. Fama e Interit? Shpjegohet tek tradita, tak historia dhe tek rendesia qe ka ne bote dhe ne futbollin italian. Interi eshte me teper se nje klub.

VITET 1989-1992 – “Ka qene nje periudhe shume instruktive. Nese mendoj per momentet me te bukura me vine ne mendje natyrisht fitorja ne Kupen Uefa, duelet me Milanin dhe ndeshjet me Napolin e Maradones. Ne ato vite, rregullat lejonin vetem tre te huaj ne skuader. Tek Interi ishim une, Andi Brehme dhe Lothar Matthaus, tek Milani ishin tre hollandezet, kurse Napoli kishte tre argjentinas. Kam mbajtur kontaktet me shoqerine. Vitin e shkuar kam pare Ernesto Pellegrinin (presidenti interist 1984-1995) me rastin e nje ndeshjeje te luajtur ne Genova dhe ka qene nje takim shume i bukur.

VENDI I NENTE I INTERIT – “Interi nuk mund te matet nga nje sezon, eshte e qarte qe behej fjale per nje rreshkitje. Shoqeria do i marre te gjitha masat e duhura per tu ngjitur perseri ne vendet e para. Dhe jam i sigurt qe Interi do ja dale.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.