Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

426 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Klinsman: “Interi per mua nje universitet i jetes. Ju tregoj momentet me speciale me ta!”

Klinsman: “Interi per mua nje universitet i jetes. Ju tregoj momentet me speciale me ta!”
Inter Club Staff

Ai sapo ka luajtur me Inter Forever ne Angli, ka folur per mediat.

Po flasim per Jurgen Klinsmann, i cili ka dhene nje interviste per Inter TV ku ka folur per eksperiencen e tij ne vitet 90 me zikalterit.

Ja fjalet e tij:

“Per mua ka qene nje enderr. Me e madhja enderr. Luaja me Shtutgart, jo nje skuader te nivelit te Interit.”

“Ka qene nje shkolle jete per Jurgenin (flet per vete), kam mesuar qe te kuptoj dhe te pranoj njerezit ashtu sic jane.”

“Ne ato tre vite tek Interi kam mesuar gjithcka dhe ky klub ka mbetur brenda meje. Pas Interit mund te luaja kudo dhe pa frike. Prandaj e quaj universitet te jetes.”

“Cdo kalim tek nje kampionat i huaj per mua ka qene shume i rendesishem, por kalimi tek Interi me i rendesishmi.”

“Ishte shume e rendesishme edhe ajo cfare ndodhte jashte fushes, edhe pse ishte fusha ajo qe me paguante rrogen ne fundin e muajit.”

“Po ju tregoj nje anektode nga ajo kohe ku darkat ne shtepine e presidentit Ernesto Pellegrini nuk ishin te rralla.”

“Ne fillim nuk e dija cfare do te thoshte te shkoje te haje dreke me presidentin e skuadres. Kam mbetur pa fjale me stilin e tij, per menyren se si i fliste lojtareve, personalitetin e tij, diskutimet me drejtuesit. Momente speciale. Te bente te kuptonte cfare ishte Interit per interistat.”

“Shpesh here na ftonte si skuader sepse nese gjerat shkonin keq, ishte ai qe na fuste perseri ne shina duke na bashkuar.”

“Ai si president i nje klubi te madh sillej sikur te ishte president i nje komb. Aq shume e donte ate skuader sa jepte gjithcka per te. Na mesoi edhe ne ta donim po aq shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.