Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,104 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Klopp, cfare fjalesh: “Lautaro eshte nder me te fortet ne bote. Por per mua Inter-Liverpoool eshte…”

Klopp, cfare fjalesh: “Lautaro eshte nder me te fortet ne bote. Por per mua Inter-Liverpoool eshte…”
Inter Club Staff

Pasi eshte perseritur shorti, fati ne Nyon ka vendosur perballe Liverpool dhe Interin ne Champions League.

Ne faqen zyrtare te Reds nderkohe, Jurgen Klopp ka komentuar keshtu shortin e ndodhur: “Me eshte dashur te pres 54 vite per te luajtur ne San Siro per here te pare…”

“E tani do te luaj edhe nje here tjeter brenda tre muajve. Prandaj, per mua, ky eshte nje lajm shume i bukur.”

“Gjithcka mire. Sigurisht, eshte nje short shume i veshtire me siguri. Jane vendi i pare ne Itali, jane Kampionet e Italise.”

“Do te perballemi me nje skuader qe ndodhet ne forme shume te mire. Do te shohim si do te shkojne gjerat kur do te perballemi me ta ne shkurt.”

Eshte nje skuader me disa lojtare te ndryshem qe kane eksperienca te ndryshme ne Premier League…

“Po, natyrisht Sanchez dhe Dzeko e njohim mire. Por ata kane edhe Lautaro Martinez qe eshte nje nga sulmuesit me te forte ne bote me shume mundesi.”

“Simone Inzaghi eshte aty, ne vitin e tij te pare. Nderkohe vete ata kane dale ne vend te pare sezonin e shkuar.”

“Por ne jemi Liverpooli. Kurre nuk eshte e lehte, por eshte e mundur te kalojme edhe neve, prandaj le ta provojme.”

“Per mua shte nje sfide e vertete Champions League dhe une mezi po pres te shoh kete Liverpool-Inter.”

A mendon se ishte vendim i duhur te behej prap shorti pas gabimit te pare?

“Po, Une e kam pare live dhe kam menduar: nuk mund te lihen gjerat keshtu, nuk ka mundesi. Me siguri u eshte dashur ta benin prape sepse nuk kishte mundesi te qendronte ashtu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.