Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

2,151 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Koha e shitjeve: Taider tek Southampton, Valencia per Kuz. Guarin, Alvarez dhe Hugo ne dyshim. Me pas kthehet Rolando?

Koha e shitjeve: Taider tek Southampton, Valencia per Kuz. Guarin, Alvarez dhe Hugo ne dyshim. Me pas kthehet Rolando?
Ardi Deda

Osvaldo dhe Medel ne kasaforte. Inter siguron dy pjese te tjera te mozaikut te tij. Mazzarri buzeqesh: Ausilio ka permbushur nje pune te madhe, duke pare rrethanat ekonomike por jo vetem. Organika, faktikisht, e kompletuar ne fillim te gushtit dhe te gjithe se bashku ne Appiano Gentile per te filluar nje sezon me vetedije te riperterire dhe shume stimuj. Nje ajer i shendetshem qe prej se paku disa vitesh nuk qarkullonte ne shtepine zikalter. Tani vjen momenti i shitjeve, ndoshta fitimprurese.

“Tani Inter do te shese perpara se te mbylle per nje mbrojtes. Eshte Valencia per Kuzmanovic, nderkohe eshte ceshtje kohe per firmen e Taider tek Southampton”. Kjo eshte ajo qe konfirmon SkySport24. Algjeriani do te shkoje tek Southampton ne forme huazimi me te drejte blerje te fiksuar ne 9 milione euro. Dhe jo vetem. Alvarez dhe Guarin jane ne pritje per te njohur te ardhmen e tyre: njeri prej te dyve mund te niset. Asnje antipati, do te vendose merkato. Ne rast te ofertave avantazhuese, Thohir do ti lere te te largohen. Ne te kundert do te jene pjese e nje grupi qe duhet te perballoje (shpresohet) tre kompeticione dhe, fizikisht do te kete nevoje per me shume persona ne krahasim me ato te shfrytezuar vitin e kaluar.

I njejti diskutim dhe per Campagnaro. Me argjentinasin ne largim, Rolando eshte i gatshem per tu rifutur. Tashme, per kete flitet prej muajsh dhe situata e luzitanit me shume mundesi do te zhbllokohet ne fund te merkatos. Kur Porto do te kuptoje se litari eshte shume i tendosur, do ta lere te largohet pa e keputur. Kete e shpreson lojtari, e shpreson Mazzarri dhe e shpresojne tifozet zikalter, qe e kane vleresuar qendermbrojtesin portugez.

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.